KDI: Të hetohen kontratat për autostradën ‘Arbër Xhaferi

Aktuale

KDI: Të hetohen kontratat për autostradën ‘Arbër Xhaferi

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar aneks kontratën që i zgjatë afatin Bechtel-Enkas për përfundimin e autostradës Prishtinë- Hani i Elezit.

Me këtë rast, KDI i bëri thirrje ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj të sqaroi publikisht si është ngritur shuma nga 14.7 milionë euro në 53.1 milionë euro që do të paguaj Kosova si rezultat i penaltive të marra dhe se në aneksin e ri të kontratës nuk definohet se për çka do të paguhet kjo shumë.

Në një konferencë për media, përfaqësuesja e KDI-së, Diana Metushi-Krasniqi, është shprehur se në aneksin e ri të kontratës i janë dhënë 152 ditë shtesë Bechtel-Enkas, pasi neni 5 i kësaj aneks kontrate i zgjatë punimet deri në 1 qershor të vitit 2019.

Ndërsa, përveç kësaj, ajo tha se neni 9 i garanton se qeveria do t’i kryej gjitha shpronësimet dhe do t’i garantoi kontraktuesit punishten.

Metushi-Krasniqi: Neni 5 i kësaj aneks kontrate definon zgjatjen e punimeve

“Ajo çka shohim në këtë aneks kontratë është se neni 5 i kësaj aneks kontrate në mënyrë të qartë definon se afati i përfundimit zgjatet deri më 1 qershor të vitit 2019. Respektivisht 152 ditë. Për më tutje neni 9 i kësaj aneks kontrate definon se gjatë kësaj periudhe qeveria do të kryej të gjitha shpronësimet e nevojshme, sepse siç duket ende kemi probleme me shpronësime, si dhe do t’i garantoj kontraktonit qasjen e plotë në punishte për të përfunduar punët”, tha ajo

Metushi-Krasniqi bëri të ditur se kontrata bazë që është nënshkruar në fillim i ka  rregulluar, gjitha kushtet e veçanta për këtë projekt dhe ka definuar kohën e saktë të përfundimit.

Sipas saj, në nenin e kontratës nuk definohet koha e përfundimit si një kohë për pagesa. Por e definon si një kohë për kompletimin e punëve deri në pranim-dorëzimin e punëve.

Ajo mes tjerash i bëri thirrje ministri Pal Lekaj që të jap sqarime publike se si erdhi shumë prej 14.7 milionë të ngritët në 53.1 milionë euro. Gjithashtu, ka shtuar se në aneks kontratën e re nuk definohet qartë se çka mbulon kjo shumë.

Metushi-Krasniqi: Kjo është ajo që ngrit shqetësime se si u bë 14.7 milionë në 53 milionë

“Ne kërkojmë nga ministri Pal Lekaj që në vend të humbjes së kohës të daljes në media apo para popullit duke mohuar gjetjet e KDI-së të jap sqarime publike se si erdhi shuma prej 14.78 milionë euro, e cila ishte në vitin 2016 të ngritët në shumën e 53.1 milionë eurove në vitin 2017... në aneks kontratën që po e publikojmë sot dhe po pranon detyrimet ndaj Bechtel-Enaka nuk definon se çka mbulon kjo shumë prej 53.1 milionë eurove. Për më shumë neni 3 i kësaj aneks kontrate të cilën ju sot po e shihni definon se 53.1 milionë euro është vlera e afatit të zgjatjes së kontratës nga data 18 janar deri më datën 31 dhjetor të vitit 2018. Kjo është ajo që ngrit shqetësime se si u bë 14.7 milonshi në 53 milionë”, tha përfaqësuesja e KDI-së, Diana Metushi-Krasniqi

Po ashtu, Metushi-Krasniqi kërkoi nga organet e  drejtësisë që të hetojnë arsyet e humbjeve të 53 milionë euro të qytetarëve të Kosovës.

Sipas saj, në mënyrën se si është shkruar aneks kontrata dhe duke u bazuar në kushtet e kontratës, qeveria e ka të pamundur të kërkoi ndonjë dëmshpërblim.

Metushi-Krasniqi: Ju bëjmë thirrje organeve të drejtësisë që të hetojnë arsyet e humbjes së 53.1 milionë eurove

“KDI i bën thirrje gjitha organeve të drejtësisë që të hetojnë në mënyrë eksplicite arsyet e humbjes së 53.1 milionë eurove të qytetarëve të Kosovës, si dhe kërkojmë nga po të njëjtat organe që të hetojnë dhe përllogaritjen e shumës së 53.1 milionë për vazhdim të kontratës 18 janar-31 dhjetor 2018. Përkatësisht me aneksin e fundit 1 qershor 2019...në mënyrën se si është shkruar aneks kontrata dhe duke u bazuar në kushtet e kontratës qeveria e ka pothuajse të pamundur të kërkoj ndonjë dëmshpërblim”, deklaroi ajo.

Ajo ndër të tjera, tha se arsye e mos mbarimit të punës në afatin paraparë nuk mund të jenë kushtet atmosferike.

KDI: Autostrada përfundon në qershor

Zgjatja e afatit për përfundimin e autostradës Prishtinë-Han i Elezit, ka bërë që Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) të kërkoi sqarime publike nga ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj se pse ka ndodhur një gjë e tillë.

Në një konferencë për media, përfaqësuesja e KDI-së, Diana Metushi-Krasniqi është shprehur se në aneksin e ri të kontratës i janë dhënë  152 ditë shtesë Bechtel-Enkas, pasi siç thotë ajo neni 5, i kësaj aneksë kontrate i zgjatë punimet deri në 1 qershor të vitit 2019.

Sipas saj, përveç kësaj neni 9, i garanton se qeveria do t’i kryej gjitha shpronësimet dhe do t’i garantoi kontraktuesit punishten.

Metushi-Krasniqi, po ashtu bëri të ditur se kontrata bazë që është nënshkruar në fillim i ka rregulluar gjitha kushtet e veçanta për këtë projekt dhe ka definaur kohën e saktë të përfundimit.

Sipas saj, prapë aneks kontrata nuk definon çka mbulon kjo shuma e 53 milionë euro, aq sa është vlera e zgjatjes.

Ajo i bëri thirrje ministri Pal Lekaj që të jap sqarime publike se si erdhi shumë prej 14.7 milionë të ngritet në 53 milionë euro.

Po ashtu, Metushi-Krasniqi kërkoi nga organet e drejtësisë që të hetojnë arsyet e humbjeve të 53 milionë euro të qytetarëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat