Rasti i shtetaseve turq, prokuroria do t’i shqyrtoi të gjeturat e komisionit hetimor

Aktuale

Rasti i shtetaseve turq, prokuroria do t’i shqyrtoi të gjeturat e komisionit hetimor

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 14:23
Shtetasit turq të depërtuar

Dy institucionet kryesore të sigurisë, Agjencia Kosovare për Inteligjencë dhe Policia e Kosovës po konsiderohen fajtore për depërtimin e shtetasve turq nga Kosova, i cili ndodhi në vitin e kaluar. Në raportin që komisioni hetimor i ka dërguar Prokurorisë Speciale, kërkohet që të merren parasysh të gjitha shkeljet evidente. Ndërsa këta të fundit, për kp kanë konfirmuar se i gjithë raporti i dorëzuar do të shqyrtohet dhe t’i bashkëngjitet hetimeve paraprake.

Lëvizja Vetëvendosje shprehet se pas dorëzimit të raportit të komisionit hetimor në prokurori, këta të fundit duhet të marrin vendime për dënime të merituara për të gjithë ata që e kanë dëmtuar vendin.

Deputeti nga radhët e kësaj partie, Xhelal Sveçla thotë se përgjegjësit kryesor që kanë marr pjesë në këtë shkelje janë AKI dhe Policia e Kosovës.

Ndërsa, konsideron se ka tendencë për të mbuluar këtë çfarë ka ndodhur. Ai tha se deputetë të pushtetit në komisionin hetimor janë munduar të parandalojnë zbulimin e fajtorëve që janë të përfshirë në depërtimin e shtetasve turq.

Sveçla: Kemi identifikuar dy institucione që kanë marrë pjesë në këtë shkelje

“Ne kemi identifikuar dy institucionet që kanë marrë pjesë në këtë shkelje, ajo është Agjencia Kosovare e Inteligjencës dhe Policia e Kosovës, siç duket në urdhrin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi... ne presim që prokuroria e cila dhe më herët ka iniciuar rast për këtë ngjarje të marrë vendime për dënime të merituara për të gjithë ata që dëmtuan rëndë, jo vetëm sovranitetin por dhe imazhin e këtij vendimi”, deklaroi Sveçla.

Kurse, sa i për ketë angazhimit të ekspertit të jashtëm, Sveçla shtoi se ai ka qenë nënshtetas Amerikan dhe ka ardhur përmes Këshillit të Evropës për të analizuar materialin nga aspekti juridik.

Ndryshe nga deputeti opozitar, shprehet deputeti nga radhët e PDK-së, njëherësh anëtari i këtij komisioni hetimor, Hajdar Beqa.

Ai thotë se raporti i dorëzuar në Prokurorin Speciale nuk i për ketë komisionit hetimor, por vetëm i dy deputetëve, sepse komisionit i është kaluar mandati që dy muaj.

Sipas tij, kryetari dhe nënkryetari i këtij komisioni janë përgjegjësit kryesor për dështimin e këtij komisioni, pasi nuk kanë ditur të menaxhojnë. Ndërsa konsideron se përmes kësaj ata kanë bërë shkelje ligjore.

 Beqa: Na ka përfunduar mandati pa pasur një dokument zyrtar

“Na ka përfunduar mandati pa pasur një dokument zyrtar përfundimtar, ne kemi materiale por nuk kemi dokument të votuar dhe unifikuar në bord. Unë konsideroj se zotëri Selmanaj dhe Sveçla kanë dal jashtë mandatit të tyre dhe jashtë misionit të tyre, sepse nuk kanë të drejt të flasin në emër të komisionit...përgjegjësinë për dështim e kanë kryetari i komisionit, Sveçla dhe zëvendëskryetari Selmanaj sepse nuk kanë ditur me menaxhuar komisionin...për mendimin tim ata janë duke bërë shkelje ligjore, aty ka pasur dhe dokumente konfidenciale dhe ne si komision është dashur të marrim vendim dhe të bëjnë një raport. Për momentin nuk kemi raport, por kemi vetëm një mendim të një eksperti që e kemi angazhuar dhe kemi materiale dhe raporte tona të secilit anëtar  është dashur të harmonizohen dhe të votohet dhe të bëhet një dokument final”, tha ai.

Raportin e dy anëtarëve të komisionit hetimor, Prokuroria Speciale e ka konfirmuar se do ta shqyrtojë, pasi siç thonë ata, ai i është bashkangjitur rastit të mëparshëm.

Prokurori Special, Sylë Hoxha ka thënë se rasti ende është në fazën e grumbullimit të provave. Pavarësisht kësaj, ai është shprehur se do të vlerësojnë raportin komisionit hetimor, maksimalisht dhe të shohin se çka mund të kontribuoi për rastin dhe se nëse ka prova të prekshme, ata do t’i marrin. Ndërsa, theksoi se brenda disa muajve lënda do të zgjidhet. 

Hoxha: Tërë raportin do ta vlerësoj prokurori i çështjes

 “Tërë raportin do ta vlerësoj prokurori i çështjes, iu thash do të vlerësoj atë raport, do të shikoj se çka mund të merr, çka i nevojitet për rastin si prova. Prej këtij momenti po them, nëse ka prova të prekshme apo të nevojshme për këtë çështje, sigurisht ne i falënderojmë dhe si deputet dhe si komision që kushdo që i ofron prokurorisë prova të cilat kanë të bëjnë me rastin”dekaroi Prokurori Special, Sylë Hoxha.

Ndërsa, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj u shpreh se Prokuroria Speciale duhet të shqyrtoi të gjitha materialet që i dorëzohen, përfshi edhe raportin e komisionit hetimor që të zbardhin të vërtetën në këtë rast.

Sipas tij, prokuroria duhet të ishte më efektive. Ai konsideron se zvarritja e kësaj lënde ka ndodhur për shkak se hetimet nuk janë konsideruar me prioritet dhe njëkohësisht nuk janë trajtuar në mënyrë të pavarur.

Miftaraj: Për 1 vit Prokuroria ka pasur kohën e mjaftueshme për të pasur një qëndrim

“Për 1 vit ka pasur kohën e mjaftueshme për të pasur një qëndrim se a kemi të bëjmë me një vepër penale, apo jo.  Këtë drejtim nëse Prokuroria Speciale do të kishte trajtuar me prioritet, nëse do të kishte trajtuar në mënyrë të pavarur, paanshme dhe e pa ndikuar nga jashtë, sigurisht se deri më tani do të duhej të kemi një fazë shumë më të avancuar të procedurës penale në këtë rast”, ka thënë  Miftaraj.

Në prill të vitit 2018, gjashtë shtetas turq janë depërtuar nga Kosova si arsye se janë pjesë e organizatës së Fetullah Gylen-it. Organizatë kjo e konsideruar terroriste nga pushteti në Turqi. Kurse, për këtë rast ishin shkarkuar ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe drejtori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Driton Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat