Ish-mjeku i UÇK-së: 3 gjëra të pasakta që i dëgjova nga një deputete brenda një fjalie

Aktuale

Ish-mjeku i UÇK-së: 3 gjëra të pasakta që i dëgjova nga një deputete brenda një fjalie

Nga: A.ZH Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 15:40
Liri Loshi

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, ka komentuar në lidhje me ato që ai i ka quajtur “paradokse parlamentare” në Kosovë.

Ai në një postim në Facebook, i ka reaguar njërës nga deputeteve të Kuvendit të Kosovës, e cila i doli në mbrojtje vazjës së mitur të dhunuar nga profesori dhe polici në Drenas.

Sipas Loshit, deputetja të cilës nuk ia ka përmendur emrin, brenda një fjalie, i ka thënë tri gjëra të pasakta, përcjell Bota sot.

“(1) Çdo ndërprerje e shtatzanisë është krim,(2) aq më tepër (është krim) pse mjeku nuk ka kërkuar pëlqimin e prindërve të vajzës shtatzënë dhe kështu (3) ka rrezikuar jetën e vajzës. Asnjëra nga këto konstatime nuk janë të sakta”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Loshit:

Paradokse parlamentare

Tri gjera të pasakta që i dëgjova nga një deputete në seancën parlamentare vetëm brenda një fjalie.

(1) Çdo ndërprerje e shtatzanisë është krim,(2) aq më tepër (është krim) pse mjeku nuk ka kërkuar pëlqimin e prindërve të vajzës shtatzënë dhe kështu (3) ka rrezikuar jetën e vajzës.

Asnjëra nga këto konstatime nuk janë të sakta: 

1. Aborti pra nuk është krim, por është e drejtë e gruas. Dhe, kjo e drejtë e bën atë më të çmuar dhe më të respektuar në shoqëri. Fakti që në Kosovë vendimi për ndërprerjen e shtatzanisë është e drejtë ekskluzive e gruas (nuk kërkohet pëlqimi i burrit), e vendos atë në shkallën më të lartë të barabarësisë, madje e diskriminon atë pozitivisht. Ky ligj tregon një mirëkuptim të vërtetë për faktorët shëndetsor, apo gjendjen psiqike dhe emocionale që mund ta dërgojnë një femër deri të vendimi për ndërprerjen e shtatzanisë.

2. Në moshën madhore të shtatzënës (18+) në Kosovë mjeku nuk kërkon pëlqimin e burrit, apo të kujtdoqoftë tjetër, sepse do të binte në kundërshtim me ligjin. Pëlqimi i prindërve kërkohet vetëm nëse shtatzëna është e mitur (nën 16 vjet).

3. Duke kryer abortin mjeku nuk rrezikon jetën e gruas, por i ndihmon asaj që ta realizojë të drejtën e vet dhe ta shpëtojë nga pasojat e një shtatzanie të padëshiruar.

PS. Çka mund të pres populli nga deputetë të këtij niveli? I merr $2500 euro në muaj dhe nuk e njeh ligjin për abortin që ka muratuar parlamenti. Jo vetëm kaq, por nuk i njeh të drejtat që vetë asaj i jep ligji si grua dhe si nënë./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat