E zbulon Gani Geci: Ibrahim Rugova thoshte se dikush natën po i prishë punët me Amerikën

Aktuale

E zbulon Gani Geci: Ibrahim Rugova thoshte se dikush natën po i prishë punët me Amerikën

Nga: N.H Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 16:39
Ibrahim Rugova dhe Gani Geci

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka bërë një koment rreth zhvillimeve të fundit në vend, me theks të veçantë për raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell “Bota sot”.

Geci ka zbuluar detaje të pathëna më parë, se çka i kishte thënë presidenti Ibrahim Rugova për miqtë amerikan.

“Me kujtohet kur Ibrahim Rugova thoshte tanë ditën po mundohem me bind Amerikën për ndonjë punë deri në mbrëmje e mezi po ua mbushi mendjen amerikanëve, dhe prapë në mëngjes po duhet me ja nis prej fillimit se natën dikush po ma prish krejt punën çka kam bërë një ditë më herët”, ka shkruar Geci një koment.

Image

Ndryshe, kujtojmë se taksa e vendosur nga autoritetet e Kosovës ndaj produkteve me origjinë nga Serbia po vazhdon të gjejë kundërshti të mëdha nga e gjithë bashkësia ndërkombëtare.

Mediat raportuan ditë më parë për një takim në mes të krerëve të shtetit dhe Ambasadorit amerikan, që përfundoi në mosmarrëveshje, meqenëse raportohet për një revoltë të ambasadorit Kosnett ndaj vendimeve të Kryeministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat