Drejtori i Policisë: Këtë vit do të blejmë armatim për Njësitë Speciale të Kosovës

Aktuale

Drejtori i Policisë: Këtë vit do të blejmë armatim për Njësitë Speciale të Kosovës

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 16:49
Njësia Speciale e Kosovës

Policia e Kosovës, përkundër shumë sfidave ka ngritur në nivel të lartë konsideratën për të, duke u bërë institucion me të cilën krenohemi të gjithë.

Luftimi i ekstremizmit, parandalimi i akteve terroriste, zbulimi i rrjeteve kriminale, si trafikimi i njerëzve dhe luftimi i dukurive negative, ka bërë që Policia e Kosovës të vlerësohet lart edhe nga Departamenti i Shtetit në Uashington.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka folur për reformat që ka sjellur nga momenti që është vë në krye të institucionit të sigurisë, të një institucioni që përballet me rrezikun 24 orë, të një institucioni që është i thirrur të mbrojë pronën dhe dhe jetën e qytetarëve, pra të një institucioni siç është Policia e Kosovës.

Qalaj, tregon për përkushtimin e tij në arritjen e sigurimit shëndetësor të Policisë së Kosovës, ku sipas tij është elementare dhe më e rëndësishme se çdo gjë tjetër.

Qalaj në këtë intervistë ka folur edhe për pajisjen me armatim të policëve.

“Në nevojat ditore ne bëjmë analizat tona të pajisjeve. Në këtë kuadër, bëhet edhe analiza e armatimit të nevojshëm për njësitet tona dhe për policët tanë, andaj çdo vit blejmë një numër të pajisjeve por edhe të armatimit. Edhe këtë vit do të blejmë një numër të armatimit për njësitë që i kemi në terren, për Njësitë Speciale, për policët tani që kemi filluar t’i pajisim edhe me armë të gjata në kuadër të patrollave policore dhe konsideroj që ky është një proces i vazhdueshëm dhe për çdo vit ne kompletojmë koleksionin e armëve që e kemi”, ka thënë Qalaj.

I pyetur se nga kush furnizohet Policia e Kosovës me armatim, Qalaj ka thënë se nuk e di këtë, meqenëse ky është proces i tenderimit që nuk kam qenë në ngjarje më herët.

“Ne kemi lloje të ndryshme të armëve dhe normalisht që varësisht prej prodhuesve që janë të shteteve evropiane, prej p.sh., ‘Glock’ është austriak, kemi armë të ndryshme, ‘Heckler’ nga Gjermania, e kështu më radhë. Mirëpo, tani do të jetë mënyra e mbledhjes së armëve pak më ndryshe, meqenëse nuk do të jetë me tender të hapur, por me negocim direkt nëpër fabrikat ku prodhohen, në mënyrë që edhe procedurat e blerjes të jenë më të shpejta edhe konsideroj që edhe çmimi do të jetë më i lirë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat