Gani Geci: Nazim Bllaca është prodhim i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, zbulon detaje nga biseda me Thaçin

Aktuale

Gani Geci: Nazim Bllaca është prodhim i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, zbulon detaje nga biseda me Thaçin

Nga: N.H Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 18:42
Gani Geci

Televizioni publik ka transmetuar një dokumentar ku raportohet se Nazim Bllaca ishte i rekrutuar nga organet serbe të sigurisë konkretisht UDB-së, qysh në fillim të vitit 1997.

E lidhur me ketë, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar edhe ish-deputeti i LDK-së Gani Geci.

Geci thotë se për Bllacën kishte informuar fillimisht ambasadat në Prishtinë, si dhe presidentin Hashim Thaçi, për të cilin thotë se informacionet ish-kryeministrit ia kishte dhënë një muaj para se të dilnin në opinion.

Geci në një sqarim të gjatë, thotë se ish-agjenti i SHIK-ut, Nazim Bllaca, në publik ka dalë me rekomandimin e Thaçit, ndërsa krejt në fund ish-deputeti thekson se Bllaca është prodhim i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Ja shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

Sqarim për opinionin!

Të nderuar qytetarë edhe një herë dua t‘ia sqaroj mbarë opinionit publik shqiptarë për ata që nuk e din apo ndoshta edhe kan harruar daljen në skenë të Nazim Bllacës dhe pas emisionit te mbrëmshem "Udheve"dhen ne RTK ma kujtuan edhe mua ket monstrum te SHIK-ut dhe te tash edhe UDB -es. sipas kti emisioni.

Kur ky shpiuni i UDB-së sipas RTK-së dhe shpiuni i SHIK-ut sipas Nazim Bllacës ka dalur në publik unë fillimisht për kët kriminel të SHIK-ut e kam informuar Ambasaden Amerikane ,Gjermane ne Prishtinë si dhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës Zt Hashim Thaqin i kam shkua ne zyren e tij npra nji muaj para se me dal ky ne publik .

Ambasada Amerikane më ka dërguar 3 hetues në Zyret e LDD -së dhe ua kam dhënë 3 DVD 

Ambasada Gjermane me kan ftuar dhe me 3 automjete te Blinduara te K FOR -t Gjerman me kan shetitur neper Prishtin nja 4 orë dhe e kam degjua ne nji Llaptop dhe derisa perkthyesi ua ka perkthy se qka po thot ky UDB -ashi alias ShI-u e akuzojke vetën si dhe SHIK-un.

Te nesermen kam shkuar në zyrën e ish -kryeministrit të Kosovës z. Hashim Thaçit dhe e kam njoftuar për këtë UDB-ashin alias SHIK- un se po thot kështu kështu...dhe i kam thënë kryeministrit të Kosovës z. Hashim Thaçit a ke ni DVD me ndegjue meka then jo skam edhe e kam pyt se qka të bëjë me të kriminel.
Përgjigjia e tij ka qenë a ma ka përmendur emrin mua? Unë i kam thënë: „Jo, dhe i kam treguar se kujt ia ka përmendur emrin.“ „Hashim Thaçi më ka thënë kështu :Ok Q.... nanen tanve!“

Pra Nazim Bllaca nëse ka qenë shpiun i UDB-së, gjë që edhe mund të ketë qenë, edhe une nuk kam pasur mundësi asesi ta dij edhe as a ka qenë shpiun i SHIK - ut nuk kam pas mundesi ta dij sepse këto dy organizata për mua dhe familjen time kanë qenë të njejta dhe dallimi i tyre për mua dhe familjen time ka qenë vetem se UDB-ja ka fol serbisht dhe mi ka vrarë 7 meshkuj të shtëpisë e na ka persekutua 60 vjet, ndërsa SHIK-u ka fol shqip dhe na ka persekutua që 21 vjet, e vea na i kan dy shok e dy vllazen na kan plague .

Nazim Bllaca në publik ka dal me Rekomandimin e ish-Kryeministrit të Republikës së Kosovë Zt.Hashim Thaçit.

Ky person është prodhim i Shtabit te pergjithshem te UÇK -es .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat