“Me më thanë Amerika mos flej tri ditë me gru, unë nuk flej tre muaj”, deklarata e Zekës merr vëmendjen e medieve serbe

Aktuale

“Me më thanë Amerika mos flej tri ditë me gru, unë nuk flej tre muaj”, deklarata e Zekës merr vëmendjen e medieve serbe

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 19:13
Milaim Zeka

Deklarata e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka i cili ka folur për çështjen e taksës 100 për qind për produktet serbe dhe presionin që po bën Amerika për pezullimin e saj në mënyrë që të mos stopohet procesi i dialogut, ka marrë vëmendjen e medieve serbe.

Por, kjo nuk ishte çështja e vetme që media serbe i ka kushtuar rëndësi. Deklarata e tij se “Me më thanë amerikanët mos flej tri ditë me gru, unë nuk flej tre muaj” ka zënë hapësirën e njërit prej titujve të “Blic-it” të Serbisë.

Ndryshe Zeka ka thënë se është kundër heqjes së kësaj takse, mirëpo sipas tij, Kosova nuk duhet të lejojë që Amerika t’ia kthejë shpinën.

Sipas tij, nuk kanë arsye që të blejnë mallra serbe kur dihet të këqijat që ia ka bërë Serbia vendit.

Image

“Ne nuk i kemi edukuar fëmijët tanë që mos të blejnë mallin serb. Serbia na ka dhunuar aq shumë dhe bën aq shantazhe ndaj nesh, nuk kemi arsye të blejmë mall serb kur mund të blejmë mall nga Shqipëria, Maqedonia, etj. Nëse amerikanët do më thoshnin mos fli me gruan për tre ditë, nuk fle tre muaj sepse ata na kanë ndihmuar për pavarësinë e Kosovës. Amerika edhe në qoftë se e ka gabim totalisht, edhe pse unë mendoj që e ka gabim dhe nuk duhet të hiqet taksa, ne nuk mund të lejojmë që Amerika të na e kthejë shpinën”, ka thënë Zeka në Zona e Lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat