Limaj: Ia kemi bërë të qartë të gjithëve, Kosova hyn në dialog për njohje nga Serbia

Aktuale

Limaj: Ia kemi bërë të qartë të gjithëve, Kosova hyn në dialog për njohje nga Serbia

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 20:32
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zv/kryeministër në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se vendi aktualisht po ballafaqohet me tema të rëndësishme.

Fatmir Limaj ka thënë se Qeveria në njërën anë po punon për zhvillim ekonomik duke nxjerre vendime, por në anën tjetër është tema e dialogut dhe taksës.

Limaj ka thënë se nga viti 2011 deri në vitin 2018 vendi ka humbur nga procesi i dialogut, sepse është negociuar për çështje të brendshme.

Kryetari i Nismës ka thënë se problemi i Kosovës është Serbia dhe ky problem zgjidhet vetëm me njohje.

Limaj në një aktivitet të Nismës në Shtime ka thënë të shtunën në mbrëmje se Kosova futet në dialog me objektiv të qartë arritjen e një marrëveshje që çon të njohje.

“Kjo marrëveshje nuk shkon 10 vite, por kërkojmë të afatizohet në disa muaj. Jemi duke e ndërtuar kornizën e dialogimit. Kemi probleme për vite të tëra janë shkaktuar dëme që nuk është lehtë me u riparu. Ne po përpiqemi me pas një qëndrim unik”, ka thënë Limaj.

Limaj i cili është edhe bashkëdrejtues i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë ka thënë se javën tjetër, delegacioni e procedon në Kuvend platformën e cila bazohet në Kushtetutë dhe Deklaratën e Pavarësisë.

“Kosova është shumë më rëndësi me qenë në tavolinë. Ju siguroj që marrëveshje të keqe vendit nuk i sjellim. Nënshkrim mbi marrëveshje të keqe nuk qesim. Këtë të qartë e kanë të gjithë”, ka shtuar Limaj. 

E, kryetari i Degës së Nismës në Shtime ka thënë se dega është konsoliduar dhe kohëve të fundit ka pasur rritje. Ai ka thënë se udhëheqja aktuale e degës do ta sfidoj seriozisht pushtetin e tanishëm lokal. Ai është zotuar se Nisma në Shtime do të qeverisë krejtësisht ndryshe në mandatin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat