Donika Kadaj flet për krahasimin Vetëvendosje - AAK

Aktuale

Donika Kadaj flet për krahasimin Vetëvendosje - AAK

Nga: Bota sot Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 08:06
Donika Kadaj sa ishte pjesë e Vetëvendosjes

Në një intervistë ekskluzive për “Bota Sot”, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Donika Kadaj-Bujupi ka folur për situatën aktuale politike, sukseset e arritura dhe vështirësitë të cilat na presin në ditët, muajt në vijim. 

Ajo ka folur edhe për dallimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe AAK-së.

Pjesë nga intervista:

“Bota Sot”: Keni qenë për një kohë të shkurtër edhe pjesë e “Vetëvendosje”-së, me siguri se jeni në gjendje ta bëni një krahasim mes dinamikave me të cilat punohet dhe bëhet politika në këto dy subjekte, pra Aleancë dhe VV?

Donika Kadaj-Bujupi: AAK në aspektin organizativ dallon nga të gjitha partitë politike në vend. Tash që AAK është në pushtet, organizimi politik ka marrë trajta tjera për dallim nga koha kur ka qenë në opozitë. Është shtuar jashtëzakonisht volumi punëve, pasi që tani duhet të punohet edhe në struktura partiake edhe në qeverisje të vendit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat