Dita kur “regjimi ishte i armatosur deri në dhëmbë për të zhdukur dhe eliminuar Lëvizjen Vetëvendosje”

Aktuale

Dita kur “regjimi ishte i armatosur deri në dhëmbë për të zhdukur dhe eliminuar Lëvizjen Vetëvendosje”

Nga: N.Sh Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 08:54
Lëviza Vetëvendosje

Sot bëhen 12 vite që nga dita e protestës së 10 shkurtit të vitit 2007, ku mbetën të vrarë Mon Balaj dhe Arben Xheladini.

12 vite më parë, nën organizimin e Lëvizjes Vetëvendosje, u mbajt protesta ku kërkohej vetëvendosje, ndërsa policia e UNMIK-ut, konkretisht ata të regjimentit rumun e ukrainas, shtënë në me armë ndaj protestuesve, duke lënë të vdekur 2 protestues dhe plagosur mbi 80-të.

12 vjetorin e ka kujtuar zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi, ku thotë se atë ditë nga regjimi ishte plani që të zhduket kjo Lëvizje.

Sipas tij, pushteti ishte i armatosur deri në dhëmb përball qytetarëve të cilin ishin duke protestuar kundër padrejtësive.

“Ata ishin armatosur që ta zbraznin gjithë arsenalin e tyre kundër popullit që kërkonte të drejtën e tij. Plani ishte zhdukja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Atë ditë, na vranë, na plagosën, na burgosën, na i bastisën dhe na i mbyllën të gjitha zyrat”, shkruan Durmishi në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai thotë se pushteti e kishte për qëllim që Lëvizjen Vetëvendosje ta shpallin organizatë ilegale në mënyrë që ta eliminonin.

Image
Pamje nga protesta e vitit 2007

“Atë ditë regjimi ishte armatosur deri në dhëmb përball qytetarëve që po protestonin kundër padrejtësive. Ata ishin armatosur që ta zbraznin gjithë arsenalin e tyre kundër popullit që kërkonte të drejtën e tij. Plani ishte zhdukja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Atë ditë, na vranë, na plagosën, na burgosën, na i bastisën dhe na i mbyllën të gjitha zyrat. U kujdesën që përmes mediave të regjimit të na shpallin fajtor. Qëllimi ishte që të na shpallin organizatë ilegale në mënyrë që të na eliminonin. Ata kishin menduar që duke vrarë Monin e Arbenin e duke arrestuar Albinin, duke plagosur shumë të tjerë e duke na i mbyllur zyrat, ne të tjerët do të ndaleshim. Por ata kishin gabuar rëndë sepse vullneti i popullit nuk mund të ndalet.

Nuk e harroj kurrë gjithë atë presion e gjithë ato sulme mediatike që na bëheshin ato ditë. Na dërgonin politikan e diplomat që ne të tërhiqemi nga protestat e demonstratat. Ne natyrisht që nuk u ndalëm. Nuk u ndalëm sepse ishim në të drejtën tonë. Ne nuk mund të ndaleshim sepse për të drejtat që na takonin si popull e kishim skuqur sheshin me gjakun tonë. Nuk u ndalëm sepse po na prinin idealet e dëshmorëve për liri e vetëvendosje. Nuk u ndalëm sepse tani po na prinin Arbeni e Moni. Ne fituam sepse nuk u ndalëm. Ne do të fitojmë sepse nuk do të ndalemi kurrë.

Lavdi e përjetshme për dëshmorët Mon Balaj e Arben Xheladini!

Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!”, shkruan Hysen Drmishi. BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat