Molliqaj kujton ish shokët e tij në Vetëvendosje, Monin dhe Arbenin, thotë se i vrau pushteti

Aktuale

Molliqaj kujton ish shokët e tij në Vetëvendosje, Monin dhe Arbenin, thotë se i vrau pushteti

Nga: D.RR Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 13:23
Dardan Molliqaj

Ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tash deputet i PSD-së, Dardan Molliqaj ka kujtuar Mon Balajn dhe Arben Xheladinin në përvjetorin e 12 të vrasjes së tyre në protestat që ndodhën atë kohë të organizuara nga VV-ja.

Molliqaj ka shkruar në Facebook se, Pushteti i vrau sepse nuk e duronte idenë që qytetarët të angazhohen vetë për fatin e tyre dhe nuk e pranonte mendimin ndryshe, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Progresi, liria dhe barazia, shumë shpesh hasin në rezistencën e pushtetit të padrejtë që synim ka ruajtjen e një gjendjeje të caktuar. Moni dhe Arbeni, para 12 vitesh u angazhuan duke protestuar për progres, liri dhe barazi. Pushteti i vrau sepse nuk e duronte idenë që qytetarët të angazhohen vetë për fatin e tyre. Pushteti nuk e donte demokracinë dhe nuk pranonte mendim ndryshe.

Sot e asaj dite askush nuk është dënuar për vrasjen e Monit dhe Arbenit.

10 Shkurti, do të na e përkujtojë gjithmonë që Kosova sikur që ka pasur regjime jo-demokratike dhe autoritare, po ashtu ka pasur qytetari aktive që i ka përballuar këto regjime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat