Nexhmedin Hyseni: Policia e Kosovës është e shenjtë, individët le ta marrin dënimin e merituar

Aktuale

Nexhmedin Hyseni: Policia e Kosovës është e shenjtë, individët le ta marrin dënimin e merituar

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 16:11
Policia e Kosovës

Rasti i fundit në Drenas, ku po pretendohet që një e mitur 16 vjeçare është keqpërdorur seksualisht nga profesori i saj, e më pas nga polici, ka bërë të luhatet besueshmëria në Policinë e Kosovës, nga një pjesë e qytetarëve.

Për tu solidarizuar me viktimën në fjalë dhe viktimat tjera, që janë preh e ngacmimeve seksuale u organizuan dy protesta, njëra në Prishtinë e tjetra në Drenas.

Në pankartat dhe fjalimet e protestuesve kishte akuza të rënda, drejtuar Policisë së Kosovës.
Kritika jo të mira për Policinë e Kosovës, vërshuan edhe në rrjetet sociale.

Mirëpo, Nexhmedin Hyseni, i cili vie pikërisht nga Drenasi ka dalur në mbrojtje të vajzave dhe djemve të cilët bartin uniformën e Policisë së Kosovës, e të cilët janë të parët që përballen me rrezikun, vetëm për të mbrojtur pronën dhe jetën e qytetarëve të saj.

Hyseni, nuk e mohon që brenda një organizate e cila ka rreth 9000 pjesëtar të mos ketë individ apo zyrtar të cilët bien ndesh me rregullat dhe ligjet. Andaj, edhe kërkon nga të gjithë qytetarët që Policia e Kosovës, të mos paragjykohet, dhe dënimi i përket vetëm atij që gabon.

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë:

KRENAR GJITHMONË ME POLICINË!
Deri n’frymën e fundit të jetës sime!

Toka nuk krijon gjë më të urryeshme se njeriun mosmirënjohës, sikurse nuk ka jastek më të butë se ndërgjegja e pastër, sepse edhe engjëlli, edhe djalli, gjenden tek i gjalli.

Të gjithë jemi deshmitar që paturpësisht e mjerisht në mënyrat më primitive e me të egra, Policinë e Kosovës e gjykuam në përgjithësi, pavarësisht veprimive të ndonjërit zyrtar policor në veçanti.

Policia nuk është vetëm e njërit, por e të gjithëve e për të gjithë.
Kot e kanë secili “individualishr” që me veprimet e tij, tenton ta fundos Misionin e Shenjtë që ka Policia e Republikës sonë!
Kemi zyrtar policor, e që janë shumë fatmirësisht, të cilët janë shembullor, dhe duhet të krenohemi që i kemi të tillë!

Të gjithë NE, brenda institucionit të Policisë kemi babain, vëllaun, motrën apo shok/shoqe.
A jeni të vetëdijshëm sa shumë jemi duke i njollosur padrejtësisht me lloj lloj paragjykimi, policinë në përgjithësi. Fundja, rreth 9000 polic rrjedhin nga ne, pra ata jemi ne. Pikë•

Në policinë tonë janë të domosdoshme reformat e thella, por nëpër institucionet tjera nuk ka hiç bash hiç as tentativë për reforma, siç ne po e paragjykojmë dhe kërkojmë nga Policia jonë!

Prandaj, mos të bëhëmi “Patriotët” e aty-këtushëm, sepse jemi duke e bërë qesharak patriotizmin me lloj-lloj maskarallëqesh e lloj-lloj teprimesh të shpëlara.
Si qyetatar i ketij vendi jam i dëshpruar, i dëshpruar sepse si shoqëri jemi duke jetuar me mentalitet të kufizuar!

Njerëzit e mirë nuk kanë nevojë për ligjet që të mësojnë se si të veprojnë me përgjegjësitë.
Ndersa, njerëzit e këqinjë kërkojnë me kujdes që brenda ligjeve të gjejnë mënyra për tu fshehur pas tyre.
Rasti i fundit në Drenas, unë e gjykoj kështu;
Thuhet që, kush i del trenit përpara, ai e shtyp dhe mundet ta tërheq zvarrë.
Po pra, polici V.V, mesuesi Sh.Xh tashmë janë kah i përjetojnë këto të dyja.

#GjithmonëmeJu!
Në çdo sfidë e çdo sukses!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat