Me kë është nervozuar kështu Bekim Jashari? Shikoni çka shkruan në Facebook

Aktuale

Me kë është nervozuar kështu Bekim Jashari? Shikoni çka shkruan në Facebook

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 16:20
Bekim Jashari

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka treguar se këto ditë  i kanë dalë në ndihmë  me dru familjeve me raste sociale, kjo për t’i kaluar më mirë ditët e mbetura të dimrit.

Por Jashari në shkrimin  tij duket se është inatosur me dikë, pasi thotë se disa njerëz po tentojnë ‘të nxjerrin dhjam prej pleshti.

Ja postimi i plotë:

Më shumë sesa disa individë që mund të numërohen në gishta, të cilët, përveç zhurmës së panevojshme në publik, duke u munduar, siç thotë populli “të nxjerrin dhjam prej pleshti”, nuk njihen për asgjë tjetër, jam i lumtur që sado pak kemi mundur t’u dalim në ndihmë familjeve-raste sociale, me dru për t’i kaluar ditët e mbetura të dimrit.

As më pak e as më shumë se 120 metra kub dru, të cilat janë shpërndarë për dyzet familje, ku secila prej tyre ka përfituar nga 3 m3.

Kjo është bërë e mundur fal vullnetit të mirë të njerëzve të mirë si puna e Shpetim Arifit, Avdullah Lushtakut dhe Bedri Zejnullahut, gjë që i falënderoj në emër të Komunës sonë dhe atyre familjeve përfituese.

Image

Pra, ata individë zhurmaxhinjë në vend që t’i gëzohen lajmit për këtë ndihmë, zgjedhin zhurmën dhe pleshtat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat