Rrëfimi i të plagosurit në protestën ku vdiqën Mon Balaj e Arben Xheladini

Aktuale

Rrëfimi i të plagosurit në protestën ku vdiqën Mon Balaj e Arben Xheladini

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 21:28
Zenel Zeneli

Kishte dal nga vendi i punës për të marrë pjesë në protestën e 10 shkurtit të 2007. Por, kjo ditë do të mbeste përgjithmonë në kujtesën e Zenel Zenelit, atëbotë 25 vjeçar.

Ish-ushtari i UÇK’së që punonte si sigurim, do të plagosej nga dy plumba në sheshin e Prishtinës.

Nga vendi ku pothuajse u vra nga njësiti rumun i policisë, Zeneli thotë se mban mend gjithçka që ndodhi.

Në protestën më të dhunshme deri atëherë, kishin qëlluar aktivistët e Vetëvendosjes, të cilët e ndihmuan Zenelin e plagosur.

E Arbër Vokrri që ishte fotograf i VV’së në protestë, nuk harroi që gjithë këtë ngjarje ta dokumentonte.

Por, si absolvent i mjekësisë, Vokrri tregon se si i dha edhe ndihmën e parë kolegut nga Vetëvendosje.

Zeneli ishte bartur nga aktivistët për ta dërguar pastaj me taksi në QKUK, ku edhe mori trajtimin e parë.

Por, me kaq ndërhyrjet kirurgjike nuk përfunduan për ish ushtarin e UÇK-së.

Ai u transportua për në Shkup, pasi mjekët besuan se Zeneli nuk do të shpëtonte i gjallë.

E pas 3 jave në komë, e disa ndërhyrjeve në Prishtinë e Shkup, ai arriti t’i shpëtoj vdekjes.

Pasi u kthye në familje, ai mori një telefonatë nga mjekët amerikanë që e trajtuan në fillim e të cilët ishin skeptik që ai do të shpëtonte.

Plumbat vazhdon t’i ketë në trup ani pse kanë kaluar 12 vite.

Zeneli thotë se nuk e kishte menduar asnjëherë se drejtësia nuk do të vihej në vend, për këtë arsye shprehet se është dëshpëruar.

Në protestën e VV’së të organizuar kundër propozimit të Ahtisarit e në kërkim të vetëvendosjes u vranë 2 pjesëtar të kësaj lëvizje e 84 të tjerë u plagosën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat