Pyetja për Grabovcin: Si u bëre pasanik ti, Haliti, Thaçi, Limaj e Syla? Marrja e dheut komandanti i parë i Shtabit, dënohet për hajni!

Aktuale

Pyetja për Grabovcin: Si u bëre pasanik ti, Haliti, Thaçi, Limaj e Syla? Marrja e dheut komandanti i parë i Shtabit, dënohet për hajni!

Nga: N.Sh Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 07:53
Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Azem Syla

Ish-deputeti i Kosovës, Driton Tali ka reaguar ndaj Adem Grabovcit, i cili ka thënë se fondi “Vendlindja Thërret” ka pasur pak mjete.

Tali përmes një postimi në Facebook, i thotë pse nuk po tregon se si u bëtë pasanikë?

“Si ti, si Xhavit Haliti, Hashimi, Kadrushi, Fatmiri, Azem Syla (marrja e dheut kUmandanti i Parë i Shtabit..., dënohet për hajni)!”, shkruan Tali, duke përdorur edhe satirën e tij.

Tali tutje shprehet se asnjëri prej tyre nuk ka punuar në perëndim.

Ja postimi i plotë:

Adem Grabovci, nëse “’Fondi Vendlindja thërret' ka pasur tepër pak mjete në kohën kur kUmandant Daja t'i ka lyp 8000 franga të cilat si ka pasur Fondi por t'i ju ke lyp borxh disa miqve me arsyetimin se po ndërton shtëpi në Shqipëri e blla blla, blla", e pse pra s'na tregon se si u bëtë pasUnika, more t'bekum?!

Si ti, si Xhavit Haliti, Hashimi, Kadrushi, Fatmiri, Azem Syla (marrja e dheut kUmandanti i Parë i Shtabit..., dënohet për hajni)!

Veç aman mos thuj se keni jetu e vepru në Perëndim, sepse asnjëri nga ju s'keni punu atje, as për ta mirëmbajtë vetën tuaj se lere më për të kriju pasuri.

Me punu s'keni punu, me vjedhë po thuani që s'keni vjedhë atëhere veç Loto pasni fitu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat