O’Connell uron Dua Lipën për dy çmime në “Grammy”

Aktuale

O’Connell uron Dua Lipën për dy çmime në “Grammy”

Nga: Z.B Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 08:35
Ruairi O

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O'Connell, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, e ka uruar këngëtaren shqiptare Dua Lipa për dy çmimet “Grammy” që ajo mori.

O’Conell, në këtë  postim në profilin e tij zyrtar në Facebook, Dua Lipën e ka quajtur ‘krenaria e dy shteteve’, përcjell Bota Sot .

“Urime Dua Lipa, krenaria e dy shteteve”, ka shkruar O’Conell.

Ndryshe Dua Lipa mbrëmë ka fituar dy çmime prestigjioze “Grammy” në kategorinë për Këngën më të mirë në zhanrin Dance dhe në kategorinë Artistja e re më e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat