Berisha:Dialogu me Serbinë, ka kuptim për Kosovën, vetëm nëse tema e saj e parë është njohja e Kosovës

Aktuale

Berisha:Dialogu me Serbinë, ka kuptim për Kosovën, vetëm nëse tema e saj e parë është njohja e Kosovës

Nga: Z.B Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 15:26
Anton Berisha

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, përmes një statusi në “Facebook”, ka shkruar për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Vucic dhe ministri i jashtëm, Dacic janë duke u alternuar me deklarata rreth dialogut dhe marrëveshjes me Kosovën, përcjell Bota sot.

Berisha në këtë postim në profilin e tij zyrtar, ka shkruar se shteti ynë Kosova, nuk kemi pse ta mohojmë veten për faktin se na mohon Serbia. Ajo gjithmonë gjate historisë e ka bere një gjë te tille dhe nuk paraqet risi. Ne, nuk kemi asnjë arsye te ngutemi dhe te sillemi inferior thua se dialogu dhe kushtëzimi i tij nga ana serbe është me pasoja për ne. 

Ai shtoi se dialogu me Serbinë, ka kuptim për shtetin e Kosovës, vetëm nëse tema e saj e pare është njohja e Kosovës, dhe vetëm pas njohjes mund te diskutohet për tema te tjera specifike qe kane te bëjnë me normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve dhe ne krijimin e kushteve per te përmbushur kriteret dhe standardet për tu bere pjese e BE-se.

Postimi i plotë:


Presidenti serb, Vucic dhe ministri i jashtëm, Daciç janë duke u alternuar me deklarata rreth dialogut dhe marrëveshjes me Kosovën.
Ata, te dyte, janë duke u sjellur sikurse ne te ishim ne vitet ‘97-ës, thua se ne këto 22 vite nuk ka ndodhur lufta, intervenimi i NATO-se, kapitullimi ushtarak i Serbisë, shpallja e pavarësisë. 

Kjo ofensive politike dhe diplomatike e Serbisë, është mire e kalkuluar ne kontekstin e brendshëm dhe te jashtëm, si me BE-ne dhe SHBA-ne, duke u përpjekur që Kosovën ta venë para aktit te kryer per ta kthyer ne gjendjen e dy dekadave me pare.

Ne, shteti ynë Kosova, nuk kemi pse ta mohojmë veten për faktin se na mohon Serbia. Ajo gjithmonë gjatë historisë e ka bere një gjë te tille dhe nuk paraqet risi. Ne, nuk kemi asnjë arsye te ngutemi dhe te sillemi inferior thua se dialogu dhe kushtëzimi i tij nga ana serbe është me pasoja për ne. 

Historia, kjo mësuese e pagabuar, na tregon se sa here kemi hyre ne ‘përqafimin’ e tyre jemi ndare si është me se keqi dhe humbës.
Dialogu me Serbinë, ka kuptim për shtetin e Kosovës, vetëm nëse tema e saj e pare është njohja e Kosovës, dhe vetëm pas njohjes mund te diskutohet për tema te tjera specifike qe kane te bëjnë me normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve dhe ne krijimin e kushteve për te përmbushur kriteret dhe standardet për tu bere pjese e BE-se.

Kushdo qe nuk ndjek këtë parim, si brenda nesh ashtu edhe jashtë, është evidente se ndjekë rrugën e mohimit te shtetit te Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat