“Haradinaj nuk guxon ta rrezikojë apo dëmtojë përkrahjen e Ushtrisë Amerikane për Ushtrinë e Kosovës”

Aktuale

“Haradinaj nuk guxon ta rrezikojë apo dëmtojë përkrahjen e Ushtrisë Amerikane për Ushtrinë e Kosovës”

Nga: N.H Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 16:42
Ramush Haradinaj

“Haradinaj le të jep dorëheqje dhe elektorati do të tregojë se si e vlerëson kryeneçësinë e tij”

Qeveria amerikane ka marrë vendim që të anulojë vizitën e gjeneralit amerikan të Gardës Nacionale të Ioëas, Timothy Orr në Kosovë, në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për vendosje të taksës në produktet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Ndërsa, lidhur me ketë ka reaguar edhe publicisti Uk Lushi. Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan se suspendimi i vizitës së Gjeneralit Orr është rezultat i veprimeve dhe sjelljeve të gabuara politike të Ramush Haradinajt përkundrejt shtetit të Amerikës.

Ja postimi i tij:

Suspendimi i vizitës së Gjeneralit Orr, Komandant i Gardës së Ioëas dhe mbështetës i fortë i Ushtrisë së Kosovës, në Prishtinë më 16 shkurt është rezultat i veprimeve dhe sjelljeve të gabuara politike të Ramush Haradinajt përkundrejt shtetit të Amerikës. Kryeministri Haradinaj nuk guxon ta rrezikojë apo dëmtojë përkrahjen e Ushtrisë Amerikane për Ushtrinë e Kosovës. Duke ja hequr mundësinë e forcimit të Ushtrisë së Kosovës nga bashkëpunimi me Amerikën goditet krejt Kosova. Ramush Haradinaj nuk duhet të bëjë politika partiake e ditore në shpinën e Kosovës. Nëse do të jetë burrë i kokëfortësisë absurde, siç bëri me rastin e demarkacionit me Malin e Zi dhe në fund bëri çfarë tha se ishte kundër parimeve të tija, Haradinaj le të jep dorëheqje dhe elektorati do të tregojë se si e vlerëson kryeneçësinë e tij. Kosova ka mjete tjera të përdorë në log me Serbinë. Taksa, ndonëse e vendosur gabim, ka arritur efektet maksimale dhe mossuspendimi i saj (i përkohshëm) me çmimin e suspendimi të përkrahjes amerikane për Ushtrinë e Kosovës, që do të pasojë pas mosardhjes se Gjeneralit Orr si “ëarning shot”, nuk duhet të lejohet te jetë gabim fatal as për Haradinajn dhe as Kosovën. Z. Haradinaj, rezononi me arsye dhe logjikë! Pavarësisht kontributit tuaj të jashtëzakonshëm për Kosovën, ju gjithmonë i keni dhe do t’i keni Kosovës më shumë borxh se Kosova juve apo cilitdo nga ne!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat