Shifrat e frikshme të aksidenteve, 7 të vdekur për një muaj

Aktuale

Shifrat e frikshme të aksidenteve, 7 të vdekur për një muaj

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 08:14
Ilustrim

Rrugët e Kosovës vazhdojnë të përgjaken pothuajse çdo ditë si pasojë e numrit të madh të aksidenteve në komunikacion.

Viktima e fundit është një grua shtatzënë, e cila u godit nga një kamionetë të shtunën e 9 shkurtit e që si pasojë e aksidentit ka humbur foshnjën, derisa vetë ende është në rrezik për jetë.

E aksidentuara po vazhdon të trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po mbikëqyret nga stafi mjekësor në Repartin Intensiv. Këtë të enjte ajo pritet t’i nënshtrohet një operacioni në Klinikën e Ortopedisë./Zëri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat