LDK-ja është bërë pishman që votoi Hashim Thaçin për president

Aktuale

LDK-ja është bërë pishman që votoi Hashim Thaçin për president

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 08:36
Kujtim Shala, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka thënë se partia e tij e ka vërejtur gabimin që ka bërë kur e ka votuar Hashim Thaçin për president të Kosovës.

“Unë nuk e ka votuar as atëherë, mirëpo si parti kemi logjikë institucionale dhe jam pajtuar me vullnetin e shumicës”.

Rugova në Sytë 7 në Klan Kosova tha se tani edhe partia e ka kuptuar gabimin që kanë bërë.

“Është vërejtur që ka qenë gabim i madh i LDK-së që e ka votuar Hashim Thaçin për presidentin. LDK atëherë ka  pasur marrëveshje me PDK-në”.

LDK-ja dhe PDK-ja kishin nënshkruar marrëveshje koalicioni ku LDK ka marrë kryeministrinë ndërsa PDK presidencën.

Hashim Thaçi u votua president më 26 shkurt të vitit 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat