Gjuriq i reagon Haradinajt: Ky nuk është viti 1999

Aktuale

Gjuriq i reagon Haradinajt: Ky nuk është viti 1999

Nga: F.B. Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 11:50
Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovë, Marko Gjuriq ka thënë se ky nuk është viti 1999 dhe është e qartë se tek përfaqësuesit shqiptarë ka mungesë të përgjegjësisë.

Ky reagim vjen ndaj deklaratës së Ramush Haradinajt se korrektimi i kufijve i konvenon vetëm presidentit rus dhe secilin që hap atë çështje e konsideron armik të popullit shqiptarë , transmeton “tv Pink”, përcjell “Bota sot”.

"Do të doja që shqiptarët të udhëhiqen nga njerëz përgjegjës edhe të kuptueshëm, si shihet pa papërgjegjësia mungon tek përfaqësuesit shqiptarë...nuk jemi në vitin 1999 dhe shumë njerëz në botë e dinë të vërtetën se çfarë krijese është Kosova dhe cila është prejardhja e marrjes së tyre me politikë", ka thënë Gjuriq.

Por ai vazhdoi se ata nuk i zgjedhin përfaqësuesit shqiptar, por duhet të udhëheqin politikën e ruajtjes së interesave të tyre dhe vazhdimin e forcimit ekonomik e politik të Serbisë.

Gjuriq shtoi se para pak viteve çështja e Kosovës për pjesën ma të madhe të bashkësisë ndërkombëtare ishte çështje e përfunduar.

"Duke ju falënderuar luftës së pandalshme në kuptimin politik që me shumë energji është udhëhequr nga Vuçiq, qeveria e Serbisë sot është në një situatë tjetër dhe tash ën botë flitet rreth asaj si duhet të zgjidhet çështja e Kosovës”,  ka thënë Gjuriq.

Kemi arritur për pak vite të rikthejmë situatën në aspektin e njohjeve dhe tash kemi numra dyshifror të tërheqjes së njohjeve të pavarësisë së Kosovës, “nuk duhet të harrojmë pozitën e vështirë nga cila jemi nisur, ne pa marr parasysh rrethanat e rënda duhet të përpiqemi", tha ai.

Sipas tij, në Kosovë janë duke u realizuar mbi 140 projekte në ndihmë të popullatës serbe, një pjesë ka përfunduar tjera kryhen brenda vitit, që kanë të bëjnë me infrastrukturë kualitative, qasje në shëndetësi, shkolla edhe institucione tjera..

"Prej kësaj varet ekzistenca e përditshme e popullit në Kosovë. Mbi 100 mijë serbë që jetojnë në Kosovë mbijetojnë fal lidhjes vitale me shtetin e Serbisë",  ka thënë Gjuriq.

Duke fol për protestën e opozitës në Graçanicë, ai theksoi se ka pësuar debakël "opozita e papërgjegjshme ka tentuar të shfrytëzoj jetën e vështirë të qytetarëve tanë në Kosovë".

Siç thotë pa marr parasysh se në protestë ishin vetëm 19 persona, kjo është e mjaftueshme që mediat shqiptare të shohin jo unitetin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat