Haki Abazi flet për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, ja kur mund të ndodh

Aktuale

Haki Abazi flet për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, ja kur mund të ndodh

Nga: N.Sh Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 12:08
Haki Abazi

Analisti politik, Haki Abazi thotë se, marrëveshja me Serbinë mund të bëhet vetëm atëherë kur Serbia do të ketë qeveri demokratike pa fosilet e Millosheviqit.

Abazi thekson se, shqiptarët janë tkurrur mjaftueshëm dhe janë varfëruar skajshëm duke qenë të udhëhequr nga sojsëzja analfabet.

Ai thotë se ka ardhë koha që në Serbi të bëhen reforma të thella, por edhe te shqiptarët që të jetojnë dhe të udhëhiqen nga njerëz me integritet.

Ja postimi i plotë:

Marrëveshje me Serbinë do te kemi atëherë kur Serbia do te ketë qeveri demokratike pa fosilet e Millosheviqit, zëdhënësit e krimeve dhe promovuesit e urrejtjes ndëretnike dhe kur Kosova do te ketë institucione te pakorruptuara dhe jokriminale.

Mogherinit po i ngutet per marrëveshje sepse po do me dale prej Komisionit Evropian me nje sukses ne dorën e saje qe do te ishte sigurimi i konsulencave ne te ardhmen.

E kuptoj kete deshire personale te znj Mogherini sikur qe kam kuptuar shume drejt edhe Znj. Cathy Ashton por keto konsulenca nuk mund te behen mbi kurrizin e qytetareve te Ballkanit dhe as ne ndërhyrjen ndaj territorit te Kosovës.

Shqiptaret jane tkurrur mjaftueshëm dhe janë varfëruar skajshëm duke qene te udhëhequr nga sojsuza e analfabet. Ka ardhur koha qe ne Serbi te bëhen reforma te thella qe te udhëheqin njerëzit me mendje te hapur, qe pranojnë krimet e bera ne Ballkan dhe e drejtojne Serbinë kah Evropa.

Dhe gjithashtu ka ardhë koha qe Shqiptaret kudo qe jetojnë te udhëhiqen nga njerëz me integritet dhe vizion per te zhvilluar vendin ne te gjitha drejtimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat