Ambasadori amerikan, Phillip Kosnett përmes një postimi në Twitter, ka uruar këngëtaren kosovare, Dua Lipën për çmimet në Grammy.
Kosnett ka thënë se është e mrekullueshme të shohësh artistë nga Kosova të njohur në skenat botërore.
“Urime Dua Lipës për çmimin e saj në Grammy, për artisten e re më të mirë. Gjithmonë mrekulli të shohësh artistë nga Kosova të njohur në skenat botërore”, ka shkruar Kosnett në twitter.
Dua Lipa, ka fituar dy çmime Grammy, për “Artisten e re më të mirë” si dhe atë për “Këngën më të mirë për zhanrin Dance”