Krasniqi ka pyetje për institucionet

Aktuale

Krasniqi ka pyetje për institucionet

Nga: Z.B Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 13:12
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ka një pyetje për institucionet e larta të shtetit që organizojnë përvjetorin ngjarjeve historike, përcjell “Bota sot”.
 

Ai përmes këtij statusi ka thënë se, ketë vit nën patronatin e Presidentit u kujtua 100 vjetori i Xhemijetit?! Cili ishte roli i tij dhe kush e organizoj dhe për çka dhe kujt i shërbeu ai? Si mund të organizohej një ngjarje e "madhe" "kombëtare" me lejen e Nikolla Pashiqit?! Madje organizimi të bëhej në Shkup?!


Krasniqi thotë se, sigurisht që në histori ka edhe ngjarje që nuk mund të shahen shumë, mbase edhe mund të heshtën, por assesi të kujtohen e të lavdërohen!

Postimi i plotë:

PYETJE PËR ATA TË INSTITUCIONEVE TË LARTA TË SHTETIT QË ORGANIZOJNË PËRVJRTORE TË NGJARJEVE HISTORIKE

Pyetje edhe për historianët?

Në vitin e kaluar ishte 100 vjetori I Komitetit - Mbrojtja Kombëtare e Kosovës me Kryetar Hoxhë Kadri Prishtina. Komiteti në fjalë kishte organizuar Lëvizjen Kaçake (Lëvizje Kombëtare për Çlirim) e cila e pat organizuar edhe Kryengritjen e Dukagjinit të udhëhequr nga atdhetari - Sadik Rama.

Ketë vit nën patronatin e Presidentit u kujtua 100 vjetori i Xhemijetit?! Cili ishte roli i tij dhe kush e organizoj dhe për çka dhe kujt i shërbeu ai? Si mund të organizohej një ngjarje e "madhe" "kombëtare" me lejen e Nikolla Pashiqit?! Madje organizimi të bëhej në Shkup?!

Apo mos po donë më thënë kjo, se nën patronatin e Presidentit, pas përvjetorit të 75 të Bujanit (2018), dhe të Luftës së Drenicës, në vitin 2020 ta përkujtojmë edhe Konferencën e 10 korrikut 1945 të mbajtur në Prizren, kur Kosova ju aneksua Serbisë? Madje edhe t'i kujtojmë, Jo ata që e kundërshtuan, u ekzekutuan dhe u burgosen por ata që i duartrokiten dhe u avancuan nga Jugosllavia e Titos?

Sigurisht që në histori ka edhe ngjarje që nuk mund të shahen shumë, mbase edhe mund të heshtën, por assesi të kujtohen e të lavdërohen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat