22 vjeçarja që u godit nga kamioneta në Prishtinë, ende nuk është dërguar në Turqi

Aktuale

22 vjeçarja që u godit nga kamioneta në Prishtinë, ende nuk është dërguar në Turqi

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 14:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

22 vjeçarja e cila ishte aksidentuar ditë më parë në Prishtinë, ku ishte goditur nga një kamionetë në lëvizje, është duke vazhduar trajtimin në Repartin Intensiv në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar shkurt Shefi i Intensivës në QKUK, Shaqir Uka.

Uka ka thënë se lajmet për transferimin e pacientes në Turqi për trajtim të mëtutjeshëm, janë dezinformata pasi që pacientja gjendet ende në QKUK.

Media ka raportuar për rastin edhe ditën e djeshme, ku nga QKUK-ja është thënë se pacientja do t’i nënshtrohet një operacioni në Klinikën e Ortopedisë në ditën e enjte dhe pas operacionit do të shohin gjendjen e pacientit, nëse është e nevojshme transferimi i saj në Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat