Gjykata Speciale fton për intervistim vëllanë e aktivistit të vrarë të LDK-së

Aktuale

Gjykata Speciale fton për intervistim vëllanë e aktivistit të vrarë të LDK-së

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 15:11
Imer Imeri

Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka ftuar për intervistim, një dëshmitar i cili e kishte akuzuar Hashim Thaçin për vrasjen e të vëllait të tij, ndërsa më vonë ishte bërë aleat i tij.

Imer Imeri, vëllai i aktivistit të vrarë të LDK-së, Haki Imerin, ka marrë ftesë për intervistim më 21 janar. Ai vite më radhë e kishte akuzuar presidentin Hashim Thaçi dhe Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK), për vrasjen e të vëllait.

Por, dy vjet më vonë ai kishte ndryshuar deklaratat. Nuk po e akuzonte më Thaçin. Madje, ishte bërë aleat me të duke pranuar Thaçi ta shpallte “Hero të Kosovës”.

Media ka siguruar thirrjen drejtuar Imerit, i cili duhet të paraqitet në Hagë për t’u marrë në pyetje.

“Fletëthirrja ju kërkon që të paraqiteni personalisht për t`u marrë në pyetje në Hagë, Holandër. Në datën dhe kohën e caktuar. Moszbatimi i këtij urdhëri mund të nddëshkohet me gjobitje dhe burgim. “, thuhet në ftesën e Speciales.

Media ka kontaktuar me Imerin i cili ka delaruar se i është kumtuar lajmi se do të ftohet nga special por thotë se nuk ka datë të caktuar kur do të paraqitet në Hage.

Ai madje thotë se nuk dëshiron të bëjë publike informata lidhur me këtë çështje, por se është i gatshëm t`i përgjigjet gjykatës.

“Jo hala datën nuk më kanë tregu vec kanë thanë që është e mundshme që më ftojnë. Ftesë nuk kam marrë hala po këto janë punë të mijat. Këto janë punë të mijat, çështje hetuesie, nuk kam nevojë me ju tregu se boll jam merr me gazeta me media kurgja kush s`më ka ndihmu kurr”.

“Unë nuk bëjë publike kurgja, kur t`m vjen ftesa shkoj, sigurisht që do përgjigjem do t`i mbajë fjalët e mija çka kam folë, kurgja tek unë nuk dështon”, tha ai.

Për vite të tëra Thaçi dhe Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK) është bërë përgjegjës nga vëllai i Haki Imerit, Imeri se ka gisht në vrasjen e këtij aktivisti.

Imeri që drejton një shoqatë të quajtur “Thirrje për drejtësi” para dy vitesh ishte tërhequr nga akuzat që i ka bërë Thaçit dhe është bindur se nuk ka gisht në këtë vrasje.

Në një bisedë, Imer Imeri pati thënë se presidenti i vendit “i është larë” duke i bërë be me 124 pleq se nuk ka lidhje me këtë vrasje.

I pyetur llidhur me këtë cështje e vrasjes së vellaut të tij, Imeri tha se nuk ka ndrruar deklaratat.

Para dy vitesh Hashim Thaçi, e shpalli dëshmor të kombit aktivistin e vrarë të LDK-së, Haki Imerin për vrasjen e të cilit presidenti është cilësuar përgjegjës nga vëllai i tij. Përvec që e kishte shpallur dëshmore Thaci kishte mbajtur edhe akademi përkujtimore në nderim të Haki Imerit. Kishte marrë përsipër gjithë organizimin së bashku me Komunën e Skenderajt.

Sipas tij, vrasja e Haki Imerit është vrasja e parë në Drenicë e motivuar politikisht, shkruan Insajderi.

“LDK ka mujt ni përvjetor, ni tufë lule te varri me ja pru. Kurrë niherë se bani. LDK ka mujt me ja parmen emrin në gazetë. Kurrë nuk e bëri. Me vdekjen e Rugovës, LDK shkoi me to. Unë nuk di çfarë i them kësaj LDK-je”, ka thënë Imeri.

“Ata që nuk e ka bërë LDK, është duke e bërë Hashim Thaçi. 18 vjet luftë këta veç përfituan, kurgjo s’bonën”, thotë Imeri.

Pos vëllait që i kanë vrarë, Hakiun, Imer Imeri ka qenë i burgosur i UÇK-së në Cahan të Shqipërisë. Atje është mbajtur dhe torturuar nga pjesëtarë të UÇK-së. Për këtë krim dhe të tjera, janë dënuar disa pjesëtarë të UÇK-së, përfshirë Sabit Gecin.

Pavarësisht kësaj djali i Haki Imerit, Katriot Imeri ka vazhduar me akuza ndaj Presidentit Hashim Thaçi, se ka dhënë urdhër për kindapimin dhe vrasjen e tij.

Djali i veprimtarit të LDK-së, thekson ta ketë forcuar edhe më shumë bindjen, se Thaçi ka gisht në vrasjen e babait të tij dy vite pas vizitës që ky i fundit ia kishte bërë familjes Imeri në Vajnikë të Skenderajt, për t’u shfajësuar për rastin.

“Vet fakti që erdhi pas 17 viteve në shtëpinë tonë të “lahet” dëshmon se as kush nuk është me fajtor se Hashim Thaçi për vrasjen e babait tonë dhe vrasjeve tjera që ndodhen në Kosovë  gjatë luftës dhe sidomos pas saj. Përpelitej dhe belbezonte duke e shndërruar vetën në prokuror kundër shokve te tij. Erdhi të bënte be, se nuk  e bëri, gënjeu siç e ka zakon, me premtimin se kjo vrasje dhe shumë të tjera do të ndriçohen. Por sot e asaj dite jo që nuk u zbardhë vrasja e Babait tonë dhe vrasje tjera por u kap edhe më shumë drejtësia në krye me Aleksandër Lumnezin i cili i shërben pushtetit të urdhërdhënsve të vrasjeve politike për të shmangur çdo pistë hetimi, në lidhje me vrasjet politike”, ka deklaruar Imeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat