Tjetër goditje për koalicionin: Nuk e përfaqëson shumicën as nuk është unik

Aktuale

Tjetër goditje për koalicionin: Nuk e përfaqëson shumicën as nuk është unik

Nga: N.H Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 16:20
Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Analisti politike Faton Abdullahu, përmes një postimi në Facebook, shkruan se interesat e përkohshme, klanore e partiake, vazhdojnë ta mbajnë Koalicionin PAN+PSD të përçarë.

Sipas tij, qasjet e ndryshme dhe kontradiktore rreth taksës e ilustrojnë këtë më së miri se ky koalicion as nuk përfaqëson shumicën as nuk është unik.

“Për rrjedhojë për herë të parë që nga paslufta po dëmtohen raportet me aleatët tanë, sidomos SHBA-t. Këtij Koalicioni i është prishur busolla e orientimit nacional dhe gjeopolitik”, ka shkruar ai.

Ja postimi i tij:

Interesat e përkohshme, klanore e partiake, vazhdojnë ta mbajnë Koalicionin PAN+PSD të përçarë. Ata nuk po bëhen bashkë as për dialogun me Serbinë. Sidomos mungesa e transparencës mbi këtë dialog ka thelluar përçarjet dhe dëmtuar shumë besimin ndërmjet tyre. Qasjet e ndryshme dhe kontradiktore rreth taksës e ilustrojnë këtë më së miri. Ky koalicion as nuk përfaqëson shumicën as nuk është unik. Për rrjedhojë për herë të parë që nga paslufta po dëmtohen raportet me aleatët tanë, sidomos SHBA-t. Këtij Koalicioni i është prishur busolla e orientimit nacional dhe gjeopolitik. Prandaj hapërimet i ka konfuze me çka po i rrezikon shtyllat kryesore të arritjeve tona më të mëdha në historinë e re. Kjo duhet të ndalet patjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat