Haradinaj: Mogherini armike e Kosovës!

Aktuale

Haradinaj: Mogherini armike e Kosovës!

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 21:32
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për "Tempora", tha se baza ushtarake e NATO-s që do të ngrihet në Kuçovë është më e rëndësishme se disa avionë rusë që blen Serbia.

Haradinaj: Rusia s'ka ndikim tek ne. Deklaratat e Putin janë si ato MIG (avionë) që blen Serbia dhe kujton se me ato frikëson NATO-n. Unë mendoj se ajo baza në Kuçovë ka shumë më shumë rëndësi se ato MIG që vlen Vuçiç në Moskë. Shqiptarët janë botë e Perëndimit dhe këtë botë e udhëheq Amerika.

Haradinaj: Kosova kufiri me Rusinë në Ballkan, SHBA e palëkundur!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për "Tempora", tha se Uashingtoni është i palëkundur për Kosovën e 17 Shkurtit.

Haradinaj: Ne kemi një komunikim shumë serioz me Uashingtonin zyrtar, me senatin, me DASH, Pentagonin komunikojmë rregullisht. Mendoj se shumë prej vendimmarrësve në Amerikë e dinë të vërtetën e Kosovës. Presioni i tyre nuk është se ata janë lëkundur. Ata u kanë thënë presidentëve që ok, nëse keni ide shqyrtoni idetë e juaja, por ata nuk është se kanë hequr dorë nga 17 Shkurti, që është një minimum i respektimit të të drejtave të shqiptarëve në Ballkan. Kjo është arritje për gjithë shqiptarët dhe kjo Kosovë paraqet kufirin me Rusinë. Pra, NATO-dhe Rusia. Serbia nuk dëshiron të hyjë NATO-n tash për tash. Në Serbi operojnë rreth 3 mijë humanitarë rusë, që të gjithë janë agjentë rusë. Pra Kosova është kufiri. Ajo që i ka ndodhur Kosovës është humbja e vetëbesimit. Uashingtoni është më i vendosur për Kosovën e pavarur dhe sovrane. 

Haradinaj: Mogherini armike e Kosovës!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për "Tempora", e konsideroi shefen për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini si armike të Kosovës për shkak të ndryshimi të diskutimit për marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Haradinaj: Suksesi i Kosovës nuk është i lidhur me dinamikën e zonjën Mogherini, as me agjendën për dialog. Kosova ekziston. Është më vete. Askush nuk mund të më i padobishëm për Kosovën se Mogherini. Ajo ka devijuar diskutimin. Në vend që të flitet për marrëveshje me Serbinë për njohje, ajo e ka devijuar diskutimin në territore dhe kufij. Ajo është armike e vendit tim. Kushdo qoftë, në logjikën e thjeshtë nëse unë përfaqësoj Kosovën e 17 Shkurtit 2018, Kushtetutë, territor, kufij, kushdo që hap këtë diskutim...kushdo që e hap është agresion. Një deklarim që bëri presidenti serb, i kam dërguar letra të gjitha qarqet vendimmarrëse, përfshirë NATO-n ku kam treguar se do ta mbroj territorin e Kosovës. Këto diskutime për kufij të zonjës Mogherini i ka bërë dëm BE-së, e ka shkatërruar realisht një mundësi që ka pasur BE për një marrëveshje. E ka kthyer procesin mbrapa. 

Nëse nuk ju hapet vidoja klikoni për ta parë në Youtube.

Mua më vjen shumë mirë për qëndrimin e palëkundur të kancelares Merkel. Por nuk është vetëm kancelarja Merkel. Mos harro, mbi 90 për qind e vendeve të BE-së janë kundër. Për këtë kam thënë që kryeministri i Shqipërisë, Rama, Presidenti Thaçi kanë hyrë në agjendë të gabuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat