"Foton e Ibrahim Rugovës e mbanim në mur”, kjo është kundërpërgjigja e Sabit Gecit për Sylejman Selimin

Aktuale

"Foton e Ibrahim Rugovës e mbanim në mur”, kjo është kundërpërgjigja e Sabit Gecit për Sylejman Selimin

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 21:47
Sabit Geci

Ish- komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sabit Geci, ka thënë se krahu i luftës në Drenicë nuk e ka dashur Ibrahim Rugovën.

Sabit Geci, në “Debat Plus” me Ermal Panduri në RTV Dukagjini, ka thënë se të gjitha gënjeshtra janë ato që thonë se e kanë dashur Ibrahim Rugovën (e ka fjalën për krahun e kuftës në Kosovë).

“Të them të drejtën një kohë të gjithë kemi qenë anëtarë të LDK-së, sepse atëherë kjo parti ishte si rezistencë. Ne edhe në vitin 1989 ishim një grup radikal brenda LDK-së”.

Ish- komandanti i Zonës Operative të Drenicës ka thënë se me fillimin e luftës aktivitetet politike është dashur të shuhen.

“Në luftë e kam dhënë një intervistë kur kam thënë se çdo aktivitet politik shuhet, dhe tani liria fitohet me grykën e pushkës”.

Geci ka thënë se luftën nuk e kishte udhëhequr asnjë parti, por vetëm UÇK-ja.

“Unë shpesh kam bërë apel: O burra nuk ka organizuar asnjë parti politike luftën. Luftën ka organizuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe me urdhrat e saj në do të futemi në luftë. Por, nëse na bashkëngjiten partitë politike janë të mirëseardhura. Në ushtri nuk ka parti”.

Sylejman Selimi kishte deklaruar ditë më parë se “foton e Ibrahim Rugovës e mbanim në mur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat