Serwer: S’ka nevojë për korrektim kufijsh mes Kosovës e Serbisë

Aktuale

Serwer: S’ka nevojë për korrektim kufijsh mes Kosovës e Serbisë

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 00:13
Daniel Serwer

Analisti politik amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të duhej të ndodhte.

Ai ka folur kështu të martën në “55 minuta”.

“Nuk ka nevojë për një korrektim kufijsh. Çfarëdo ndryshimi kufijsh, përjashtimisht atyre të vegjël, është i rrezikshëm. Kudo që ka ndryshime kufijsh ka telashe.

Mendoj që kudo ku ka ndryshime kufijsh flet që vendet nuk janë në gjendje të bëjnë trajtimin e duhur për qytetarët pakicë. Kjo menjëherë iu diskualifikon nga antarësimi në BE.

Pse doni ta nisni një proces drejt BE-së kur e diskualifikoni vetveten? Por gjithashtu shkakton edhe probleme regjionale”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat