Ministria e Bujqësisë s’i jep llogari Kuvendit për 3 milionët e keqpërdorur

Aktuale

Ministria e Bujqësisë s’i jep llogari Kuvendit për 3 milionët e keqpërdorur

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 08:19
Foto ilustruese

Deputetët kanë dhënë zotimin se nuk do t’i ndahen kërkesës për llogaridhënie.

Është Komisioni Parlamentar për Bujqësi që i kishte ftuar për raportim rreth këtyre granteve zëvendësministrin e Bujqësisë, Mevludin Krasniqi, si dhe sekretarin e përgjithshëm të kësaj ministrie, Kapllan Halimi.

Kërkesa është bërë pas një hulumtimi të publikuar në “Kohën Ditore”.

Hulumtimi kishte gjetur një mori shkeljesh që Ministria i ka bërë kur i ka ndarë grantet: Tre përfitues nuk e plotësonin njërin prej dy kritereve të veçanta të pranueshmërisë; tre emra aksionarësh rezultojnë të ishin përfitues në dy grante; dy projekte fituese paraprakisht ishin mbështetur nga donatorë ndërkombëtarë.

Krahas këtyre, së paku një përfitues i një milion eurove e kishte furnizuar gazetën me dokument të rrejshëm, kur ishte përpjekur të arsyetonte përmbushjen e kritereve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat