Haradinaj ngushëllon familjen e akademikut Idriz Ajeti

Aktuale

Haradinaj ngushëllon familjen e akademikut Idriz Ajeti

Nga: Z.B Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 09:07
Akademiku Idriz Ajeti

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka shpreh ngushëllime për vdekjen e akademiut Idriz Ajeti, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj ka shkruar se, bota shqiptare humbi sot njërin nga personalitetet më të ndritshme të historisë sonë të re, albanologun e shquar Idriz Ajetin.

Ai ka shkruar se akademik Idriz Ajeti la gjurmë të pashlyeshme në gjuhësinë dhe zhvillimet shoqërore e politike të Kosovës.

Postimi i plotë:

Bota shqiptare humbi sot njërin nga personalitetet më të ndritshme të historisë sonë të re, albanologun e shquar Idriz Ajetin. Gjatë 70 vjet karrierë shkencore, Akademik Ajeti la gjurmë të pashlyeshme në gjuhësinë dhe zhvillimet shoqërore e politike të Kosovës. Kontributi i tij në vitet '90 ishte i jashtëzakonshëm në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe të vërtetës së Kosovës. Kalimi i tij në amshim është humbje për shkencën dhe kulturën mbarëshqiptare. Ngushëllime të thella familjes Ajeti, komunitetit akademik dhe miqve të shumtë.RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat