Vjen një thirrje publike për Haradinajn: Kërko garanacion nga Amerika të ndalet Thaçi nga pazaret

Aktuale

Vjen një thirrje publike për Haradinajn: Kërko garanacion nga Amerika të ndalet Thaçi nga pazaret

Nga: N.H Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 09:32
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Prof. Dr. Binak Maxharraj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka bërë një thirrje publike për kreun e qeverisë, Ramush Haradinaj.

Ai thotë se për ta hequr taksën Haradinaj duhet kërkuar garancion nga Amerika që të mos prekën kufijtë më të cilët e kemi shpallë pavarësinë dhe të ndalet presidenti Thaçi nga pazaret e tij me Serbinë.

Ja postimi i tij:

KRYEMINISTËR KËRKO GARANCION NGA AMERIKA PËR KUFIJT.

Kryeminstër Amerikën e kemi mik. Për ta hequr taksën kërko garancion nga Amerika që të mos prekën kufijt më të cilët e kemi shpallë pavarësinë dhe më të cilët na ka njoftë Amerika dhe 116 shtete tjera.

Dhe ta ndalë Hashim Thaçin që të banë pazare më Serbinë për kufijt sepse ai nuk e ka mandatin të diskutoi për kufijtë. Kosova historikisht i ka kufijtë e vetë dhe së nuk ka nevojë as të zvogëlohen as të smadhohën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat