Haradinaj: Kënaqësi të prisja në takim ish të Dërguarin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë

Aktuale

Haradinaj: Kënaqësi të prisja në takim ish të Dërguarin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë

Nga: Z.B Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 09:46
Kai Eide dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,  përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se është takuar me Dërguarin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Kai Eide , përcjell “Bota sot”.

Haradinaj në këtë postim në faqen zyrtare të tij ka shkruar se, me diplomatin e shquar, shkëmbyem pikëpamje rreth situatës në vend e rajon, dhe biseduam për të ardhmen euro-atlantike të vendit tonë.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të prisja sot në takim ish të Dërguarin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Kai Eide. Me diplomatin e shquar, shkëmbyem pikëpamje rreth situatës në vend e rajon, dhe biseduam për të ardhmen euro-atlantike të vendit tonë. Si mik të Kosovës e falënderova për mbështetjen e tij dhënë të drejtës sonë në tavolinat diplomatike deri në pavarësinë e plotë të Kosovës.RH

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat