Bytyqi: Lajmi për ndarjen nga jeta të akademik Idriz Ajetit ishte i dhembshëm

Aktuale

Bytyqi: Lajmi për ndarjen nga jeta të akademik Idriz Ajetit ishte i dhembshëm

Nga: Z.B Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 11:40

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka shpreh ngushëllime akademikun Idriz Ajeti, përcjell “Bota sot”.

Ai ka thënë se lajmin për ndarjen nga jeta të akademik Idriz Ajetit ishte i dhembshëm për të gjithë ne dhe një humbje e madhe për arsimin dhe shkencën.

Bytyqi shkruan se, emri i akademik Ajetit do të mbetet një nga emrat më të mëdhenj të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, një nga emrat më të mëdhenj të rrugëtimit të Kosovës drejt lirisë dhe shtetësisë.


Postimi i plotë:

Lajmi për ndarjen nga jeta të akademik Idriz Ajetit ishte i dhembshëm për të gjithë ne dhe një humbje e madhe për arsimin dhe shkencën.

Me punën e tij të palodhshme, akademik Ajeti u bë një nga figurat më të rëndësishme të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, një nga figurat më të dashura të gjeneratave të shumta të Universitetit të Prishtinës! Ai u bë një nga figurat më të rëndësishme të historisë shqiptare!

Emri i akademik Ajetit do të mbetet një nga emrat më të mëdhenj të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, një nga emrat më të mëdhenj të rrugëtimit të Kosovës drejt lirisë dhe shtetësisë.

Pushofsh në paqen e përjetësisë akademik Idriz Ajeti!

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat