Deputeti i VV-së: Ja pse ShBA-të kësaj radhe e kanë seriozisht

Aktuale

Deputeti i VV-së: Ja pse ShBA-të kësaj radhe e kanë seriozisht

Nga: A.Zh Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 12:11
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Xhelal Sveçla

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Xhelal Sveçla, ka komentuar letrën e zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, drejtuar Qeverisë së Kosovës, për taksën ndaj produkteve serbe.

Sveçla, në një postim në Facebook, ka thënë se SHBA-të kësaj radhe e kanë seriozisht, përcjell Bota sot.

Sipas tij, SHBA-të po testojnë shtetin dhe qeverinë e Kosovës, se a janë përnjëmend kundër Serbisë, apo ata kot kanë intervenuar para 20 vjetësh.

Postimi i plotë i Sveçlës:

ShBA-të kësaj radhe e kanë seriozisht. Ato seriozisht janë duke e testuar shtetin dhe qeverinë e Kosovës, se a janë përnjëmend kundër Serbisë, apo ata kot kanë intervenuar para 20 vjetësh!

Si mund të na llogarisin për aleatë e partnerë në shekullin 21 nëse tërhiqemi nga një taksë e butë kundrejt një shteti kriminal e antishqiptar si Serbia?!

Nuk mund të bëhesh partner i ShBA-ve nëse as 5% s'i përngjan Izraelit./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat