“Hashim Thaçi dhe ‘zagarët’ e tij për ndarjen e Kosovës”

Aktuale

“Hashim Thaçi dhe ‘zagarët’ e tij për ndarjen e Kosovës”

Nga: N.H Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 12:15
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Ideja e ndërrimit të kufijve, edhe me tej vazhdon të sjell habi, paqartësi dhe konfuzitet. Derisa, kjo bëhet edhe e frikshme, kur krahë saj dalin ekspert ndërkombëtar nga shtete të ndryshme të botës.

Eksperti britanik, James Ker-Lindsay, i cili është edhe profesor në ‘London School’ për çështje ekonomike dhe politike, është i fundit i cili është deklaruar se ideja për ndryshimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdoj të mbetet në tavolinë dhe se nuk ka arsye që të shikohet me frikë, si zgjidhje finale Kosovë-Serbi.

Sipas tij, BE-ja i pranon dy gjëra të rëndësishme- se raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet normalizuar dhe se sa më shpejtë që të ndodh kjo do të jetë më mirë për të dyja palët.

Ndaj kësaj deklarate reagime të ashpra kanë ardhur nga të gjitha anët.

Edhe prof. Dr. Binak Maxharraj, në një prononcim të gjatë për gazetën “Bota sot”, ka reaguar duke thënë se Serbia historikisht ka bërë plane, elaborate për shfarosjen dhe përndjekjen e shqiptarëve nga trojet e veta.

“Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, por jo edhe aq shumë homologu i tij nga Serbia Aleksandar Vuçiq, që një vit e më shumë nuk po lenë gur pa luajt nëpër botë duke lobuar kundër shtetit të vet. Ky është vetëm ‘rast sui generis’ kur një kryetar shteti lobon për copëtimin e shtetit të vetë, të bëjë korrigjimin e kufijve apo edhe ndarje e shtetit me Serbinë e cila është armike e përbetuar e Kosovës. Serbia historikisht ka bërë plane, elaborate për shfarosjen dhe përndjekjen e shqiptarëve nga trojet e veta”, ka thënë Maxharraj.

Profesori i njohur tutje shton se shqiptarët e dëbuar me dhunë ende sot e kësaj dite nuk janë kthyer në pronat e tyre në Veri.

“Më fitoren e pavarësisë Kosova edhe në liri u ngatërrua më Serbinë rreth Veriut, ata së shpejti e ‘pushtuan’ Veriun, sollën kriminel, të burgosur dhe e mbushën më plotë serbë nga Serbia, kurse shqiptarët me dhunë u larguan nga Veriu, që disa edhe u vranë. Shqiptarët e dëbuar me dhunë ende sot e kësaj dite nuk janë kthyer në pronat e tyre në Veri, bile as që është kujdes ndokush nga udhëheqësit e Kosovës që ata të kthehen në pronat e tyre. Kështu që Veriu së shpejti e humbi karakterin shqiptar dhe u bë krejtësisht serbe, bile nga aty u dëbua edhe Adem Jashari dhe u vendos këmbëkryq Car Llazari”, tha profesori.

Ai shprehet se nga dialogu i zhvilluar për tetë vite Kosova nuk fitoi asgjë, pos disa marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën.

Maxharraj tregon se si presidenti Thaçi doli me kërkesën “famëkeqe” të kamotshme për ndarjen e Kosovës.

Image
Binak Maxharraj

“Kështu që, gjatë gjithë dialogut puna sillej asisoj sikur Serbia është viktimë e luftës e jo Kosova, kësaj i ndihmoj edhe pro-rusja dhe pro-serbia Mogherini dhe Hann, të cilët haptas dolën në anën e Serbisë, i trimëruar nga të gjitha këto Serbia ia “ngrëni orën” Hashim Thaçit dhe në këtë dialog doli edhe me kërkesën famëkeqe të kamotshme për ndarjen e Kosovës. Në vend se Hashim Thaçi, jo vetëm që nuk e pengoi të diskutohet për këtë, por ai e përkrahi në krye në vete pa pyet askënd, pa kurrfarë transparence me organet shtetërore, Kuvendin dhe partitë politike”, ka treguar ai.

Hashim Thaçi gjatë lobimit të tij nëpër botë po gjen edhe argat

Ai thekson se kreu i Kosovës që një vit e më shumë e kishte plotë gojën me ndarje, copëtimin apo shkëmbimin dhe korrigjimin e kufijve.

“Kështu që Hashim Thaçi, pasi që e përkrahi propozimin serb për ndarjen e Kosovës, por u bë edhe lobuesi i kësaj teze. Që një vit e më shumë e kishte plotë gojën ndarjen, copëtimin apo shkëmbimin dhe korrigjimin e kufijve. Këtë e bënte kudo që shkonte nëpër botë, e hapëte këtë temë pa e pyetur askush, me fjalë tjera u bë tellalli i Serbisë, duke mos u menduar aspak së po i hynë një aventure të rrezikshme, sepse këtë nuk e përkrah askush, as populli as partitë politike, ai po e banë këtë për “hatër” të Serbisë se mos ndoshta ajo do ta shpëtoj nga Gjykata Speciale. Hashim Thaçi gjatë lobimit të tij nëpër botë po gjen edhe argat të cilët si zagarët po i ndalin në ndihmë, po trumbetojnë haptas në dobi të ndarjes së Kosovës”, është shprehur ai.

Krejt në fund, Maxharraj nënvizon se hulumtuesi Jems Ker Lindsey, mbase nuk është i vetëm, sepse, sipas tij, do të dalin edhe të tjerë edhe në të ardhmen, për të dërguar përpara projektin e Serbisë për ndarjen e Kosovës.

“Njëri ndër këta faqezi është edhe njëfarë Jems Kert Lindsey, i cili po e lason tezen e Hashim Thaçit duke thanë së askush nuk ka kurrfarë arsye të frikësohet nga ideja për shkëmbimin e territoreve si zgjidhje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë. Nuk ka kurrfarë dyshimi se ky njeri, ky llaskuç, si edhe shumë të tjerë, janë njerëz të Hashim Thaçit i cili me siguri i ka angazhuar që t’i dalin në ndihmë për shkatërrimin e shtetit të Kosovës duke ndarë Veriun Kosovës. Kjo nuk është e çuditshme aspak sepse Hashim Thaçit nuk i intereson Kosova, por me shumë i intereson lëkura e tij. Hashim Thaçi me çdo çmim duhet të ndalët sepse ky po del sikur me qenë armiku më i madh i Kosovës dhe jo Serbia”.

“Ky njeri më në fund edhe e pranoi se i është “dhuruar” tokë Kosove prej 82oo ha, ani pse për tri vjet rresht thoshte se Kosova nuk humb asgjë. Ky njeri është i dëmshëm për Kosovën dhe nëse nuk ndalët Kosova do të ia sheh sherrin në afate të gjatë, ky njeri po vepron sikur të ishte i ngulfatur dhe faktikisht është, nga agjencitë e ndryshme të inteligjencës, e sidomos nga ato të Lindjes si nga Rusia dhe Serbia. Jems Ker Lindsey hulumtues britanik, mbase nuk është i vetëm, sepse do të dalin edhe të tjerë zagar i sojit të këtij tipi do të shfaqen edhe në të ardhmen, pasi që Hashim Thaçi për të dërguar përpara projektin e Serbisë për ndarjen e Kosovës nuk ka të ndalur”, ka përfunduar Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat