Limaj ambasadorit kanadez: Platforma në frymë me Kushtetutën e vendit

Aktuale

Limaj ambasadorit kanadez: Platforma në frymë me Kushtetutën e vendit

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 12:21
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh bashkëdrejtues i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, ka pritur në takim ambasadorin e Kanadasë në Kroaci dhe ambasador jorezident për Kosovën, Daniel Maksymiuk.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet në të cilat po kalon vendi e me theks të veçantë punën e Delegacionit Shtetëror të Kosovës dhe dialogun Kosovë- Serbi.

Ambasadori Maksymiuk ofroi mbështetjen e plotë të Kanadasë për delegacionin në arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Në anën tjetër, Limaj e njoftoi ambasadorin Maksymiuk për punën e delegacionit në finalizimin e platformës për bisedime me Serbinë.

“Platforma është në frymë të Kushtetutës së vendit dhe në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Përmes platformës në synojmë ta paraqesim zërin unik të Kosovës i cili do të reflektojë vizionin dhe pozicionin zyrtar të vendit në bisedimet me Serbinë”, ka thënë Limaj.

Limaj e ka falënderuar ambasadorin kanadez për ndihmën e vazhdueshme që shteti kanadez ka dhënë për Kosovën në të gjitha etapat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat