Ahmeti: Të premten do ta dorëzojmë Platformën për dialogun

Aktuale

Ahmeti: Të premten do ta dorëzojmë Platformën për dialogun

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 12:50
Shpend Ahmeti

Ka përfunduar takimi i delegacionit shtetëror me krerët e shtetit, për dialogun me Serbinë, ndërkaq bashkëkryesuesi i Ekipit negociator, Shpend Ahmeti, në një konferencë për media ka thënë se deri të premten nuk do ta dorëzojnë platformën pasi janë duke analizuar çdo pjesë të saj.

Ahmeti tha se në takim janë diskutuar platforma dhe letra dërguar Kosovës nga SHBA-të.

“Janë diskutuar dy gjëra. Çështjet përfundimtare të platformës dhe letra e SHBA-së. Pres qe të premten ta dorëzojmë zyrtarisht platformën. Nuk ka ndonjë risi. Edhe krerëve të shtetit do të ju dorëzohet platforma. Nuk pati ndonjë diskutim që të ketë mospajtime”, ka thënë Ahmeti.

Sipas tij, platformën janë duke e shikuar dhe studiuar dalëngadalë që mos të ketë asnjë gabim, pasi platforma do të lexohet nga të gjitha palët përfshi Bashkimin Evropian (BE) dhe Serbinë.

Ahmeti po ashtu tha se sot gjatë ditës do të takohen dhe njëherë.

“Dje kemi pasur një takim diku katër orë. Kemi shikuar fjalë për fjalë çdo pjesë të platformës. Sot do të takohemi dhe njëherë për ta parë sa jemi të kënaqur. Nuk do ta dërgojmë pa e pa tekstin a është mirë fjalë për fjalë. Qëndrimi jonë kryesor është njoha e ndërsjellë”, ka thënë ai.

I pyetur se a është e përfshirë në platformë edhe taksa e Kosovës e vendosur ndaj produkteve serbe ai tha: “As nuk u përmend në takim as nuk është e përfshirë në platformë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat