Akademik Idriz Ajeti kujtohet si intelektual që kontribuoi në pavarësinë e vendit

Aktuale

Akademik Idriz Ajeti kujtohet si intelektual që kontribuoi në pavarësinë e vendit

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 14:22
Idriz Ajeti

Akademiku Idriz Ajeti asnjëherë nuk u nda nga rruga e drejtësisë, asaj intelektuale dhe kombëtare.

Kështu u tha në mbledhjen komemorative me rastin e ndarjes nga jeta e akademik, Idriz Ajeti. 

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Daci u shpreh krenar që për një kohë të gjatë e kishte afër akademik Idriz Ajetin.

Daci: Akademik Ajeti asnjëherë nuk e ka lëshuar rrugën e drejtësisë

“Jemi krenarë që aq gjatë e kemi pasur për kohë të gjatë udhëheqës dhe koleg dhe mik asnjëherë në asnjë periudhë, akademik Ajeti nuk ka lëshuar rrugën e drejtësisë, rrugën kombëtare dhe intelektuale dhe  e kemi pasur gjithmonë në përkrahje”, ka thënë Daci.

Ndërsa, akademik Rexhep Ismajli foli për veprimtarinë e akademik Ajeti, për të cilin tha se ishte një përfaqësues i shquar i brezit të intelektualeve të vendit që kontribuuan për pavarësinë e vendit.

Ismajli: U nda doajeni i dijes

“Sot, nga kjo jetë u nda doajeni i dijës albanistike, albanologjike në përgjithësi, intelektuali, gjuhëtari, albanologu, profesori, akademik Idriz Ajeti, përfaqësues i shquar i brezit të intelektualëve që me veprimtarinë e tij iluminuese dhe me veprimtarinë në udhëheqje të institucioneve të larta arsimore dhe shkencore, me përfaqësimin e studimeve shqiptare në hapësirat kombëtare dhe ndërkombëtare, me angazhimet e tij frymë gjata qëndrestare dhe ndërtuese me angazhimet në institucionet e  pavarësimit të vendit”, ka thënë ai.

Pranë arkivolit të të ndjerit, akademikut Idriz Ajeti u bënë homazhe nga të pranishmit, intelektualë e familjarë  të shumtë.

Ndryshe, akademik Idriz Ajeti ndërroi sot jetë në moshën 102-vjeçare. Ai ishte  albanolog, gjuhëtar, intelektual, pedagog dhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe kryetar i saj në dy mandate.

Ceremonia e varrimit të të ndjerit bëhet sot në varrezat e qytetit në Prishtinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat