Mbahen homazhet për akademikun Idriz Ajeti

Aktuale

Mbahen homazhet për akademikun Idriz Ajeti

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 14:30
Fatmir Sejdiu

Homazhet para arkivolit të akademikut Idriz Ajetin janë duke u mbajtur .

Aty homazhe bënë shumë miq  dhe koleg të të ndjerit, të cilët e vlerësuan atë dhe veprimtarinë e tij.

Një ndër ata është edhe ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili tha Idriz Ajetin e Sfiduan shumë por doli faqebardhë.

Sejdiu tha se sot ka shkruar në amshim njeriu që ka kaluar shekullin.

“Kontributi i tij, në edukimin dhe ngritjen e brezave të shumtë mbetet në kujtesën e mirë të të gjithëve.Ishte prijëtar në zhvillimin e saj, posaçërisht në shkencën e albanologjisë”.

“Edhe pse në ditë të vështira e në kohë të rënda, pata nderin të bashkëpunoja me Akademik Idriz Ajetin, pikërisht kur u vu në krye të përpjekjeve për të drejtat e shqiptarëve, dhe në kërkim të përhershëm të lirisë së vendit”.

“Në vitin e rëndë 1998, udhëhoqi Kuvendin e Republikës së Kosovës deri në zgjedhjet e reja parlamentare pas lufte, duke u sfiduar nga koha, por edhe duke sfiduar kohën”, ka shkruar Sejdiu në rrjetin social Facebook.

Sejdiu tha se kontributi i akademik Ajetit në Lëvizjen e madhe për Liri dhe Pavarësi, është po aq i madh sa kontributi në albanologji.

“Isha i nderuar që Akademik Idriz Ajetin ta dekoroja me Çmimin Presidencial për Studiues, për rezultate të larta në fushën e studimeve të shkencave humane, veçmas për veprën e tij të madhe në studimet albanistike”. “Përherë do të jetojë kujtimi dhe vepra e Akademik Idriz Ajetit”, shkruan më tej Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat