Pacolli takohet me Roccasalvo, diskutojnë për bashkëpunimin reciprok

Aktuale

Pacolli takohet me Roccasalvo, diskutojnë për bashkëpunimin reciprok

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 16:21
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri i parë dhe shefi i diplomacisë së vendit tonë, Behgjet Pacolli, ka pritur sot në takim shefen e UNDP-së në Kosovë Alessandra Roccasalvo, me të cilën ka biseduar për tema të ndryshme me rëndësi për Kosovën si dhe bashkëpunimin reciprok në të ardhmen.

Me këtë rast ministri, Pacolli e ka falënderuar Roccasalvo, për mbështetjen që i ka dhënë UNDP-ja Ministrisë së Punëve të Jashtme, në çështje të ndryshme, përmes ofrimit të mbështetjes konsulente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat