Pacolli: Serbia kurrë nuk do të kthehet në pykë mes Kosovës dhe SHBA-së

Aktuale

Pacolli: Serbia kurrë nuk do të kthehet në pykë mes Kosovës dhe SHBA-së

Nga: A.M. Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 17:15
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se Kosova ka marrëdhënie të përhershme dhe të natyrshme me SHBA-të dhe perëndimin.

Përmes një postimi në Faceboook, Pacolli ka shkruar se Serbia kurrë nuk do të kthehet në pykë mes lidhjes sonë të pashkëputshme me SHBA-të dhe perëndimin.

Postimi i plotë:

Ngutia dhe turri i përfaqësuesve të Serbisë, që deklarohen e ri-deklarohen për taksen edhe sot, ka si cak marrëdhëniet tona me SHBA-të. Kosova ka mardhenie të përhershëme dhe të natyrshme me SHBA-të dhe perendimin.  Mardhëniet e Kosovës me SHBA dhe perendimin përcaktojnë, natyrën e karakterit të identitetit tonë shtetëror. Serbisë i themi, para dhe pas pavarësisë, para dhe pas ushtrisë, para dhe pas taksës, me apo pa Marrëveshje gjithëpërfshirës se, ne kurrë nuk do ta bëhemi shkaktar i zhgënjimit të SHBA-ve, e perendimit dhe shkaktar të gëzimit tuaj eventual mbi diçka të tillë. Serbia kurt nuk do të kthehet në pykë mes lidhjes sonë të pashkëputshme me SHBA-të dhe perendimin. Ne kemi partner të përhershem, të qendrueshëm e të natyrshëm dhe pa interesa egoiste !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat