Shqyrtohet hapja e Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Bratislavë

Aktuale

Shqyrtohet hapja e Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Bratislavë

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 17:46
Behgjet Pacolli, ka pritur sot në një takim pune Shefin e ri të Zyrës së Sllovakisë në Prishtinë, Rastislav Kostilnik

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur sot në një takim pune Shefin e ri të Zyrës së Sllovakisë në Prishtinë, Rastislav Kostilnik, me të cilin ka biseduar mbi çështje të interesit të përbashkët në mes dy shteteve.

Vazhdimi i mbështetjes së mëtutjeshme sllovake në rrugëtimin e integrimit euro-atlantik dhe ndërkombëtar të shtetit të ri, si dhe nevoja për përkrahjen e Sllovakisë për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës kanë zënë vend të veçantë gjatë diskutimeve të këtij takimi.

Ministri Pacolli ka shprehur besimin se udhëheqja e Presidencës së OSBE-së nga ana e Sllovakisë do të kontribuojë në promovimin e dialogut dhe stabilitetit rajonal dhe ka kërkuar ndihmën e këtij vendi që Kosova të jetë së paku pjesë e takimeve formale, ku flitet për rajonin dhe që marrëdhëniet Kosovë - OSBE të avancojnë gradualisht me hapa konkret.

Hapja e Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Bratislavë ka qenë një kërkesë tjetër e ministrit të Jashtëm Pacolli, gjë për të cilën do të zhvillohen konsultimet e afërta në mes dy vendeve për gjetjen e mundësisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat