Haradinaj tregon çka i kërkoi komisionarit Johannes Hahn

Aktuale

Haradinaj tregon çka i kërkoi komisionarit Johannes Hahn

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 21:16
Ramush Haradinaj dhe Johannes Hahn

Kryeministri Haradinaj, i paluhatshëm në qëndrimin e tij karshi taksës, bëri të ditur se i ka thënë edhe komisionarit Johannes Hahn, që ta bëjë gati marrëveshjen për tregti të lirë.

Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes gjithëpërfshirëse, Haradinaj theksoi se mund të filloi implementimi i asaj për tregti.

“Ka heqje në shkëmbim të njohjes, një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Unë i kam thënë z. Hahn që ta bëjë gati edhe marrëveshjen për tregti lirë”, ka treguar Haradinaj në  Rubikon.

Ai mohoi mundësinë që ta votojë një rend dite ku si pikë është heqja e taksës.

“S’ka si me ardhë në qeveri sepse unë e konfirmoi rendin e ditës sipas legjislacionit tonë, s’ka si. Nuk kem nevojë me bë ksi lojëra, të gjithë jemi të rritur. I kam kërkuar edhe Veselit, Limajt, komuniteteve që të më respektojnë sa jam në këtë detyrë. Unë kam marrë besimin e tyre me udhëheq me qeverinë e vendit, propozimi nuk ka ndodh ilegal, ka qenë vendim unanim. Nuk mundesh me ja ndërru qeverisë një vendim pa vullnetin e kryeministrit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat