“Komunikatat në "Bahnhof" i shkruante dora e autorizuar nga Ali Ahmeti, Fazli Veliu dhe Xhavit Haliti”

Aktuale

“Komunikatat në "Bahnhof" i shkruante dora e autorizuar nga Ali Ahmeti, Fazli Veliu dhe Xhavit Haliti”

Nga: N.Sh Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 22:25
Xhavit Haliti dhe Ali Ahmeti

Arbër Gashi, njohës i çështjeve politike në Kosovë, ka reaguar pas kërkim faljes së presidentit të Kosovës, Hshim Thaçi ndaj Gani Gecit dhe familjes së tij.

Gashi, përmes një postimi në facebook, duke komentuar kërkim faljen e Thaçit, thotë se, Komunikatat i shkruante “dora e autorizuar nga Ali Ahmeti, Fazli Veliu dhe Xhavit Halitit”.

“Për herë të parë dhe tek pas 20 vjet terrori të pandërprerë fizik e psikologjik, më në fund, Hashim Thaçi, në emër të Shtabit të Përgjithshëm i kërkon falje familjes së Bajraktarit të Llaushës! Po ua përkujtoj të gjithëve se komunikatat në "Bahnhof" i shkruante dora e autorizuar nga Ali Ahmeti, Fazli Veliu dhe Xhavit Haliti”, shkruan Gashi transmeton gazeta “Bota sot”.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat