Mustafa ngushëllon familjarët e aksidentit në Shkup, u uron shërim të lënduarve

Aktuale

Mustafa ngushëllon familjarët e aksidentit në Shkup, u uron shërim të lënduarve

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 23:07
Isa Mustafa

Ngjarja tragjike në Shkup, ku humben jetën 13 persona dhe mbetën të lënduar shumë të tjerë preku thellë të gjithë.

Me këtë rast, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë telegram ngushëllimi.

 Ky është telegrami:

 I tronditur, me dhimbje të thellë mora lajmin për aksidentin tragjik që ka ndodhur në rrugën Shkup-Tetovë, në të cilën humbën jetën dhe u lënduan shumë persona.

Të gjithë qytetarëve dhe familjarëve ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta dhe të LDK-së për humbjen e më të dashurve të tyre, ndërsa të lënduarve ju uroj shërim të shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat