Ish-ministri i reagon ministrit Ismaili: E ke specialitet përvetësimin e punëve të të tjerëve

Aktuale

Ish-ministri i reagon ministrit Ismaili: E ke specialitet përvetësimin e punëve të të tjerëve

Nga: N.Sh Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 23:24
Uran Ismaili

Ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani thotë se, ministria aktual, Uran Ismaili do ta përfundoj avanturën e tij në krye të Ministrisë pa e kuptuar dhe pa prekur asnjëherë realitetin.

Përmes një postimi në facebook, Rrahmani thotë se, Ismaili e ka specialitet përvetësimin e punëve të të tjerëve.

Ja reagimi i plotë:

Ministri i Shëndetësisē si duket do ta përfundoj avanturëm e tij në krye të Minsitrisë pa e kuptuar dhe pa e prekur asnjēherë realitetin.

Sikur të ishte ndryshe do të e kuptonte se “letrën e rritjes së pagave” që po e përdor aq shpesh në mbulimin e dēshtimit tē madh, e ka nē dorë fal punēs dhe angazhimit bash të deputetëve të LDK-së në Komisionin Parlamentar për Administratë, Pushtet Lokal dhe Media.

E kuptueshme për te, tash edhe për neve, se ështē specialist i përvetēsimit të punēve të të tjerēve.

Natyrshëm se falenderimet publike nga deputetët e PAN -it dhe të Shefit të tij për punën e deputetēve opozitar, pra edhe të atyre nga LDK-së, nuk i bējnë përshtypje sepse nuk është ka e jeton reaitetin, ai jeton nē ēndrra dhe nē rrethin e atyre që ja rrahin shpinën pa pasur sado pak mëshirë për mjerimin ku është katandisur.

Tē kota janē ngarendjet nëpër spitale bashk me Shefin e tij, për të u lavdruar e arsyetuar, për tē shpifur e për të mohuar të tjerët, sepse mantelbardhēt e kanë kuptuar moti se cili është kapaciteti dhe cila është mendësia e tij dhe e partisë sē tij.

Edhe Ministrat e mëhershēm nga partitë me ndikim minor nē jetën politike kosovare kanë vendosur s’paku njē gurë në zhvillimin e shēndetësisë, derisa ky po shkatrron dhe mashtron.

Eshtē mirë të përgaditet ngadal të lëshoj zyren e Ministrit dhe tē kthehet atje ku e din zanatin mē së miri, atje ku ështē i dēshmuar, të vrapoj pas shefit me qantën e tij nē dorē!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat