Menduh Thaçi: Rusia nuk do marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, SHBA-të mbështesin fuqishëm dialogun

Aktuale

Menduh Thaçi: Rusia nuk do marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, SHBA-të mbështesin fuqishëm dialogun

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 23:33
Menduh Thaçi

Kryetari i PSHD-së në Maqedoninë e Veriut Menduh Thaçi, ka thënë se ka biseduar me zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku i kanë pranuar se e përkrahin marrëveshjen finale mes Kosovës e Serbisë.

Ai në Zona B ka thënë se është e gabueshme të mendohet se perëndimorët funksionojnë mes vete me zënka, por potencon se Rusia nuk e do një marrëveshje finale mes Kosovës e Serbisë.

”Nëse jepet fjala në Bruksel, ky proces do të kryhet”.

”Janë gjepura çështja e organizimit të referendumit, mungesa e votave. Pasojat do të jenë fatale nga mosrespektimi i fjalëve”.

”‘Zajednica’ është kurthi i Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Rusia nuk do marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, (ndarjen mes Kosovës e Serbisë)”.

”Për shkak se Rusia do që përmes Zajednicës të jetë faktor i rëndësishëm brenda Kosovës dhe në Serbi të realizojë qëllimin e saj”.

”E në momentin kur kemi ndarjen mes Kosovës e Serbisë, Rusia tërësisht e humb rëndësinë e vet që ka këtu”.

”Serbët nuk e duan Veriun, ata bëjnë kurth sepse Veriu për ata është tërësisht funksional, qato kilometra si dalësh nga Kosova nuk ke Serbi por Sanxhak por ata kërkojnë ide që në moment të caktuar refuzimi ynë të jetë patetik”.

”Unë preferoj idenë e ndarjes së Serbisë e Kosovës. Serbët kanë pasur ofrtën në 1992-in në Kroaci për Z4-shin e Marecit. Është e gabuar të mendohet se perëndimorët, SHBA-të, UNIONI Europian funksiojnë me zënka.

”Mburoja që ka vendosur SHBA-të është jetike. Kam pyetur zyrtarë shumë të lartë në SHBA. Përgjigjia ka qenë diplomatike”.

”SHBA-të mbështesin një dialog mes dy shteteve sovrane mes Kosovës e Serbisë për ta arritur një marrëveshje kuptimplotë”.

”Është e ndarë tërësisht çështja e Kosovës. Ata e njohin Kosovën si shtet sovran, për t’i zgjidhur problemet e telashet që iu kanë ngelur pa u zgjidh”.

”Mungesa e dhënies së liberalizimit të vizave flet për një fatkeqësi në të ardhmen. Ky korrigjim, kjo marrëveshje është vazhdimësi e politikës amerikane, interesit gjeostrategjik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat