‘I mbeti marak me ma prek dorën’, Arbana Xharra i përgjigjet Shefqet Krasniqit

Aktuale

‘I mbeti marak me ma prek dorën’, Arbana Xharra i përgjigjet Shefqet Krasniqit

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 23:36
Shefqet Krasniqi

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi tha sonte se është takuar dy herë me gazetaren, Arbana Xharrën, ish këshilltaren e kryeparlamentarit, Kadri Veseli.

“Dy herë jom taku, ka qenë edhe në shtëpinë time. Edhe në zyre i kom shku… me ka thonë me ka met marak me ta prek dorën, i kom thonë s’ki me ma prek kurrë”, ka thënë sonte imami Krasniqi.

E për këtë deklaratë, ka reaguar Arbana Xharra në formë të sqarimit.

Postimi i plotë i Arbana Xharrës:

Shefqet Krasniqi me paska permend ne TV Dukagjini, qe jemi takuar disa here dhe se, “mua me ke mbete merak me ia prek doren”. Me qe kjo deklarate ka kontekst te gjere, varsisht qysh keni qejf me e interpretu me lejoni te ju sqaroj. Une e kam takuar dy here ne shtepine e tij Shefqet Krasniqin, gjate kohes sa kam shkruar per ekstremizimin fetar.
Ai ka qene ne zyre te une sa kam udhehequr gazeten “Zeri”, me ka sjell librat e tij. Nje prej deklaratave te tij me humor, sa ka qene ne zyre te une ishe: “Boll e zoja je, shpate…vec nje behone e ki, ski namaz. Mision e kam me te kthy ka feja Islame”, une me shaka ia ktheva, “Kur ti te pranon me u pershendete me dore, si ne krejt boten e civilizume”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat